top of page

Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e ndalon Kushtetuta e Kosovës, JO e drejta ndërkombëtare !


Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e ndalon Kushtetuta e Kosovës, JO e drejta ndërkombëtare !

***Askush nuk ka të drejtë ta nënvlerësojë kombin shqiptar dhe bashkimin e tij brenda kufijve etnikë natralë, që shtrihet brenda 4 Vilajeteve Shqiptare në Ballkan. Me gjithë meritën 110-vjeçare, shteti shqiptar është krijuar nga KOMBI SHQIPTAR , disa shekuj para formimit të tij, më 28 Nëntor 1912. Këtë askush nuk mund ta mohojë, qofshin edhe liberalët e neolibelarët e të ashtuquajturit “kombi kosovar” të imagjinuar !

*** Të gjithë miqtë dhe armiqtë e shqiptarëve, nevojitet ta dinë të vërtetën si dielli, se bashkimi kombëtar shqiptar “është ofertë integrimi, stabiliteti, sigurie, bashkëpunimi, drejtësie, barazie, solidariteti, humanizmii dhe paqeje evropiane”, jo ‘gogol’ i Ballkanit e as i Evropës së integruar Perëndimore.”

- Vetëm armiqtë e brendshëm të shqiptarëve dhe kolonialistët e neokolonialistët sllavo-bizantinë ballkanikë e luftojnë bashkimin kombëtar shqiptar, me qëllim të mbrojtjes së iteresave të tyre komplementare të “allishverisheve” ekonomike, financiare, materiale dhe tregtare të politikës ditore. Kjo është fatkeqësia për stabilizimin, për sigurinë dhe për paqen rajonale ballkanike, jo ribshkimi I Shqipërisë Etnike, që e qetëson Ballkanin nga zjarri dhe nga flaka e piromanëve të derisotëm sllavo-bizantinë (1876-2022).

Pra, të rrezikshëm, të paparshikuar dhe tejet të dëmshëm e destruktivë janë hegjemonistët dhe neokolonialistë sllavo-bizantinë ballkanikë së bashku me larvat e tyre pansllave dhe rusofile e grekofile etj., të cilët bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e quajnë “bizarizëm”, “regres”, “anticivilizim” dhe “rrezik” për rajonin ballkanik.

Kjo është esenca e mentalitetit politik destruktiv e pushtuesve të huaj të derisotshëm dhe e “bishtave” të tyre kuislingë, të cilët në emër të mbrojtjes dhe justifikimit të tezës “kombi kosovar” të Nexhmedin Spahiut dhe “heronjve” të tjerë të këtij farë kombi të imagjinuar artificial, atakojnë, shpifin, anatemojnë, gëjejnë, dezinformojnë dhe akuzojnë kombin shqiptar, si dhe bashkimin e tij mbarëkombëtar brenda kufijve natyrorë historikë dhe gjeopolitikë në Gadishullin Ballkanik.

E drejta e bashkimit kombëtar është legjitime dhe e ligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare dhe sipas së drejtës historike të shqiptarëve mbi tokat e tyre indigijene etnike të shtrira në 4 Vilajetet e dikurshme të Perandorisë Osmane .

Për realizimin e kësaj të drejte, ndër shumë shoqata, klube e shoqëri në megrim, edhe “Komiteti Qendror i Shqiptarëve të Stambollit më 1897 (shek.XIX), i shtroi kërkesën unanime Sulltan Hamitit II : “ Në emër të popullit shqiptar po lypim bashkimin e 4 Viljaetve Shqiptare në një Vilajet të Vetëm me një Sundimtar të Përgjithshëm Shqiptar, me seli në Manastir; sundimtarë e nëpunës shqiptarë; Shqipen si Gjuhë Zyrtare, kishë e shkollë shqiptare, lirimin e të gjithë burgosurëve politikë nga burgu e nga mërgata…Ky është vullneti i prerë i popullit shqiptar”.( Të DSHE: 1944: 187).

Kur të analizohet dhe sintetizohet thellësish dhe objektivisht kjo “ekuidistancë” historike kohore, që i përket shekullit XIX, del se vetëdija kombëtare politike dhe atdhetare, ishte në shkallë më të lartë qytetëruese sesa kjo e sotmja, që i përket fillimit të dekadës së tretë të shekullit XXI, ku disa “bishta” të të ashtuquajturit “komb kosovar” me injorancën dhe me turpin më të madh po “terrorizojnë” dhe po kontaminojnë ambientin e florës dhe të faunës së Shqipërisë Etnike në Ballkan, duke bërë panic dhe, duke e frikësuar popullin se gjoja “bashkimi i Kosovës me Shqipërinë” po e rrezikuaka Kosovën e pavarur dhe sovrane!?

Kjo është gënjeshtër, shpifje, etiketim sui generis serbo-ruso-sllav, që me të gjitha forcat po luftojnë, që ta mbajnë të kolonizuar dhe të copëtuar kombin shqiptar në Ballkan, edhe në shekullin XXI, i cili, në asnjë mënyrë nuk mund të quhet “shekulli I shqiptarëve” nëse edhe më tej shqiptarëve u mohohet e drejta e ligjshme e bashkimit të tyre në një Shqipëri Etnike të Vetme, ashtu siç kanë luftuar dhe kanë kërkuar e gjithë peljada e Rilindësve dhe e lëvizjeve çlirimtare kombëtare shqiptare, me theks të veçantë që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878)…. E deri te Lufta Çlirimtare Kombëtare e UÇK-së së Adem Jasharit në Prekazin heroik të Kosovës së Shqipërisë Etnike (5,6,7 mars 1998).

E drejta ndërkombëtare nuk e ndalon bashkimin e Kosovës dhe të Shqipërisë !

Ata që verbërisht dhe naivisht po deklarojnë se “nuk mund të bëhet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, për shkak se gjoja një akt-vendim i tillë, do të ishte në kundërshtim me të dejtën ndërkombëtare, janë të gabuar , sepse nuk e njohin “ABC-në” e kësaj shkence juridike ndërkombëtare. Ky është problemi, jo e drejta ndërkombëtare.

Shpjegimi se Kushteuta e Kosovës (15 qershor 2008) në “Nenin 1, pika 3, thotë se … Kosova nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.”

Kjo klauzolë politikisht dhe kushtetutshmërisht në kuptimin e së drejtës së brendshme, është e pranueshme, sepse është votuar kjo Kushtetutë dhe, njëkohësisht është pranuar nga Gjykata përkatëse vendore.

Mirëpo, në kuptimin e postulatit juridik shkencor të së drejtës ndërkombëtare, kjo nuk është e pranueshme, sepse bie ndesh me parimet dhe me normat e saj, kur flitet për bashkimin e dy shteteve të pavarura dhe sovrane. Thjesht, bashkimi varet nga vullneti dhe interesat reciproke të tyre, Jo nga “ndalimi” i së drejtës ndërkombëtare, siç po manipulohet dhe po dezinformohet me pompë sllave dhe prosllave populli shqiptar në hapësirat e Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Pra, kjo duhet sqaruar opinionit se, e drejta ndërkombëtare nuk e ndalon bashkimin e Kosovës dhe të Shqipërisë(qoftë federate apo confederate etj.), POR e ndalon Kushtetuta e Kosovës, që nuk është kurrafrë akti juridik i së drejtës ndërkombëtare). Thjesht, me një fjalë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë e ndalon politika, jo shkenca e së dejtës ndërkombëtare. Ngatërrimi dhe keqinterpretimi propagandistik dhe injorant i këtyre dy koncepteve politike vendore dhe i atyre juridike ndërkombëtare, nuk është i pranueshëm e as i saktë shkencërisht në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj, është mëkat dhe e patolerueshme, që me këto keqinterpretime të koncepteve politike, kushtetuese dhe juridike ndërkombëtare të gënjehet, të manipulohet dhe të mashtrohet opinioni i gjerë publik vendor qoftë në Kosovë a në Shqipëri.

Në Shqipëri Kushteuta dhe e drejta ndërkombëtare e lejojnë bashkimin e saj me Kosovën, POR e pengon politika zyrtare e Tiranës

Në favorin e këtij konsttaimi po e citojmë Preambulën e Kushtetutës në fuqi të Shqipërisë, ku thuhet : “ me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për IDENTITETIN DHE BASHKIMIN KOMBËTAR” (Kushtetuta 1998: 5). Kështu thuhet edhe në Nenin 8 të kësaj Kushtetute: “1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.”

Pra, logjika racionale dhe realiste e dikton se , Kushtetuta duhet të zbatohet, jo të “debatohet” politikisht apo diplomatikisht për t’i shkelur Nenet dhe Paragrafët e saj, me qëllim të përmbushjes së interesave të ndryshme politike dhe karrieriste të kolltukofagistëve, të nepotistëve dhe të burokjratëve në pushtet dhe aleancave të tij të brendshme apo të jashtme sllavo-bizantine.

Fatkeqësia e kombit shqiptar nuk qëndron tek ideologët dhe mbrojtësit e devotshëm të tij, përkatësisht te pasardhësit e rilindësve tanë (XIX dhe XX), por në ndërgjegjën e kalbur të atyre armiqve të brendshëm, të cilët përmes “kombit kosovar” po propagandojnë, duke u çjerrur se 90% e shqiptarëve të Kosovës, duhet të braktisin kombin shqiptar, duke qenë se tanimë “Kosova është bërë një komb i pavarur dhe sovran”, duke qenë se më 17 shkurt 2008, e njohën mbi 140 shtete të Kombeve të Bashkuara.

Mirëpo, kjo është një gënjeshtër dhe shpifje ordinere, që çnatyrizon dhe deformon të vërtetën, sepse njohja ndërkombëtare e një numri të shteteve të OKB-së, assesi nuk do të thotë njohjen e të ashtuquajturit “kombi kosovar”, por NJOHJN E SHTETIT TË KOSOVËS. (Kësaj çështjeje iu kemi referuar përtej më se një dekade të këtij shekulli, por kot, “thuaj Zenës, thuaj Stenës”, thotë një proverb popullor). Pikërisht, patentuesit dhe mbështetësit e “kombit kosovar” janë jo vetëm alergjikë, por edhe agresivë me tiraat e tyre diletanteske antishkencore, sepse nuk dinë dhe nuk duan ta kuptojnë të vërtetën se, një POPULL nuk mund t’i ketë DY KOMBE. Ndërkaq, dy e më shumë shtete PO!

Këtë të vërtetë, tanimë e di çdo nxënës i shkollës së mesme dhe çdo student i fakultetit jo vetëm në Kosovë, por në mbarë hapësirat e Shqipërisë Etnike, si dhe në diasporë.

Fundja, edhe pse Nexhmedin Spahiu ka shkruar kinse dy libra për “kombin kosovar”, është fatbardhësi, që askush si ka “marrë në pullë” as politika zyrtare ditore e Prishinës, as e Tiranës, as e Shkupit, dhe, asnjëra nga akadmitë e shkencave në Kosovë, në Shqipëri, në Nju-Jork as në Shkup, duke mbajtur parasysh faktin se në Kosovë nuk ka kurrfarë “kombi kosovar”, por ka 90 për qind shqiptarë, që i përkasin KOMBIT SHQIPTAR !

Këta e kanë të drejtën ekskluzive të vendosin qoftë edhe në mënyrë plebishitare , që Kosova të bashkohet me Shqipërinë, askush tjetër, qofshin ata edhe “firmagjinjtë” e “kombit kosovar” të trilluar nga Nexhmedin Spahiu.

23 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page