top of page

Bashkim Saliasi: SI EVOLOI KULTURA E TË NGRËNIT NË VENDIN TONË.

ree

 

Nuk kam dieni për të shpjeguar se si evoloi kultura e të ngrënit në qytet veç e veç, por përsa i përketë fshatrave kam lexuar dhe pyetur më të moshuarit që kanë jetuar midis dy periudhave.

 -Ne or birë, - më tregonte një plak 87 vjeçar i cili jeton akoma më përparë kemi ngrën me një lugë të gjithë pjestarët e familjes dhe në një enë të përbashkët.

Dashuria në familje ishte më e madhe se tani. Të gjithë mendonim për njëri- tjetrin. Kurse në ditët që unë po jetojë dhe shohë që dashuria midis njerzëve është zbehur.

-Ne filluam të hanim veç e veç mbas viteve 1965, kur kushtet higjeno -sanitare u rritën disi. Më saktë në gjithë fshatrat e Skraparit. Korçës Fierit e Përmetit që kishim  miqësi të ngrënit në pjata filloi mbas ardhjes së dritave elektrike, pas viteve ‘68.

Ne në ato vite kur u elektrifikuam, ndërruam dhe kushtet e fjetjes, të ngrënies dhe të komoditetit. U përmisua mobilimi i shtëpive. U zhduk një herë e përgjithmonë llamba dhe kandili. U hoq sofra e rrumbullaktë ku uleshin dhe hanin të gjithë pjestarët e familjes.

Sofra u zvendësua me tavolinë dhe karrige fillimishtë në dhomat e miqëve dhe pas pak vitesh u përdor për të ngrënë gjithë pjestarët e familjes. Në vitet e mëparshme ka qënë zakon që burrat hanin të parët dhe në sofrën e dytë uleshin fëmijët dhe gratë.

Nuk ndodhte që në tavolinën e burrave të uleshin gratë dhe kur vinte miku. Fëmijët shpesh herë binin ''pa darkë'', se i zinte gjumi deri sa të mbaronin muhabetin burrat.

Por, më e rëndësishmja është se mbas ardhjes së dritës elektrike jo vetëm që u rrit kultura e të ngrënit por, në familjet tona u fut dhe ujë i pijshëm i cili më pas solli dhe dushin me vajguri.

Këto mbrekullira nuk u bënë brenda ditës, por si rezultat i ndikimit të disa faktorëve që ndikuan fuqishëm në rritjen e kushteve të jetesës.

Së pari, një pjesë e mirë e djemëve dhe e vajzave që morën pjesë në luftë, mbas saj filluan punë në qytet por, nuk i shkëputën marrdhëniet me një herë me të afrmit e tyre në fshat.

Martesa e vajzave të fshatit në qytet ishte një faktor tjetër i rëndësishëm në përballjen e dy kulturave midis fshatit dhe qytetit. Kur këto vajza ktheheshin pranë familjeve të tyre në fshat sillnin kulturën e qytetit etj.

Vizitat e herëpashershme pranë familjeve të tyre bëri që dhe kushtet e jetesës të ndryshojnë. Tërheqa e familjes në drejtim të qytetit dhe vajtjet dhe ardhjet te njëri-tjetri ndihmuan që të ndryshonin kushtet e jetesës.

Masivizimi i arsimit dhe zhdukja e analfabetizmit në vendin tonë ndikuan fuqishëm në rritjen e kulturës në fshat.

Një faktor tjetër i rëndësishëm ishte dhe pjesmarrja e rinisë dhe moshave të reja në aksionet e rindërtimit të vendit dhe në hekurudhat që u ndërtuan në ato vite.

Emisionet e ndryshme që jepeshin në radio dhe më vonë në televizion ishin një eksperiencë e mirë që ndihmoi të përhapej më shpejtë të kulturës në fshat.

Dalja jashtë shtetit e një pjese të mirë e djemëve të rrethit tonë nëpër shkollat e lindjes ishte një faktor tjetër që ndihmoi në kulturën e të ushqyerit, ku popullsia e këtyre zonave filloi të përdori me shumicë dhe perimet dhe të rrisi kërkesën e të ushqyerit.

Një ndihmesë të rëndësishme në përhapjen e kulturës së të ngrënit veç e veç luajtën dhe arsimtarët e ardhur nga rrethe të ndryshme në rrethin tonë. Por më e rëndësishmja ishte dhe rritja e vlerës së ditës së punës, që mundësonte që të bliheshin paisjet e guzhinës.

Lind pyetja: -A duhet t’i dijë këto brezi i ri?

Populli ynë ka shumë fjalë të urta të cilat duhet të jenë udhëheqëse për ndërtimin e një jete të re. ''Ec përpara, por mos harro të këthesh kokën mbrapa'', ''Kur ha bukë, mos bë thërrime'', ''Shtrijë këmbët sa ke jorganin'' etj.

Këto fjalë të urta kanë kuptimin filozofikë të organizimit të jetës brëndapërbrenda familjes. Në ditët tona janë shtuar ''salltanetet'' dhe kultura e të ushqyerit është rritur si rezultat dhe i përsosjes së mjeteve të informacionit dhe në zonat më të largta të vendit tonë dhe kjo ka çuar dhe në rritjen e jetëgjatësisë së njerzëve.

Lëvizja e lirë dhe shkëmbimi i kulturave me vendet fqinjë dhe ato të largta po ndihmojnë fuqishëm në organizimin e jetesës dhe si rezultat dhe rritjes së jetëgjatësisë së njerzëve në vendin tonë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page