top of page

Bashkim Saliasi: ROLI I MËSUESIT KUJDESTAR


ROLI MËSUESIT KUJDESTAR NË MBARVAJTJEN E PUNËVE NË KLASË

             Fëmijët në të gjitha shkollat mësojnë dhe zhvillohen duke vëzhguar mësuesit e tyre. Nëxënësit e një klase që drejtohen nga një mësues i pasionuar për punën dallohen në të gjitha veprimtaritë që organizon shkolla. Mësuesi kujdestar duhet të jetë i aftë të zgjidh problemet të cilat ndihmojnë  në mbarvajtjen e punëve të klasës që drejton.

Të përgatisë nxënësit e vet për vetdrejtim. Për të realizuar këto objektiva, mësuesit i del për detyrë të organizojë punën në këto drejtime:

1.Të gjithë nxënësit e klasës të trajtohen të barabartë midis tyre dhe të mos bëhen dallime.

2.Të njihen nga afër kushtet sociale dhe ekonomike të fëmijëve që zotërojnë në kujdestari.

3.Të mos krijojnë situate të pa dëshirueshme, por të jenë të aftë t’i kalojnë ato me qetësi dhe zgjuarsi duke lënë të kuptohet se disa nga problemet e thjeshta mund të zgjidhen dhe pa shumë bujë. Nisur nga këto që thamë më lartë, desha të nënvizojë se për të pasur rezultate të mira me klasën kam mendimin se nxënësit duhet të trajtohen njëlloj. Midis tyre nuk duhet të krijojmë situate të padëshirueshme, por t’u  krijojmë kushte për të zgjidhur vetë problemet që u lindin në klasë dhe kur ndihet mungesa e prezencës së mësuesit. Krijimtaria, nga natyra e saj, kërkon terren pjellor në të cilën ajo do të lulëzojë dhe një prej tyre është klasa. Mësuesi kam mendimin që t’i drejtojë nxënësit e tij drejtë vetëveprimit në zgjidhjen e problemeve që u lindin gjatë ditës.

Një rol të rëndësishëm në vetëdrejtim luan dhe senatori i klasës, të cilit po t’i jepet liri veprimi, bëhet rregullator në mbarëvajtjen e punëve dhe në zgjidhjen e problemeve.

               Historia e javëve të para në shkollë ndikon gjatë gjithë vitit, në jetën e klasës. Sjellja e qëndrueshme e mësuesit kontribuon në një atmosferë të shëndetshme. Të qenit model në veshje dhe në sjellje luan rol vendimtar që fëmijët të formohen dhe të mbajnë qëndrime të prera për fenomenet e pahijshme që ndodhin në kolektivin e klasës.

Roli mësuesit del më rezultativ kur ai mban lidhje të ngushta me familjen për të njohur nga afër kushtet sociale dhe veçoritë individuale për ta përshtatur me kushtet e kolektivit dhe të marrë në konsideratë nivelin arsimor të prindërve.

Nxënësit e një klase që drejtohen nga një mësues me vision të thellë dhe shpirt demokratik në zgjidhjen e situatave të vështira, tregon se sjellja e tyre në këto situate bëhet më e qëndrueshme dhe e ndihmojnë mësuesin e tyre në zgjidhjen e problemeve për të krijuar një atmosferë të shëndoshë në klasë.

Ajo që shoqëria janë kërkon sot me forcë është shmangia e dhunës dhe shuarja  në mënyrë paqësore e grindjeve midis tyre. Shkolla jonë afron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin intelektual të fëmijëve dhe për zhvillimin e tyre në mënyrë të qëndrueshme. Të mos ndihen të vetmuar në shoqëri, por të veprojnë në grup.

Të ndërtojnë marrdhënje të  shëndosha, të cilat ndikojnë fuqishëm në të nxënit. Mësuesi duhet t’u sigurojë mumndësi që nxënësit të respektojnë njëri-tjetrin. Dhe së fundi mësuesi t’i inkurajojë nxënësit që të njohin potencialin e tyre dhe t’i drejtojë në veprimtari që ata të aftësohen të ndihen njëherazi kopetentë se si i kanë përmbushur detyrat e tyre.

1 Comment


Guest
2 hours ago

Urime z. Bashkim! NUk të ndahet shpirti nga arsimi dhe mësuesia. Dihet vlera e mësuesit kujdestar në edukimin dhe formimin e nxënësve me ndjenjën e bashkësisë dhe marrëdhëniet mësues-nxënës dhe nxënës-nxënës. është një nga hallkat kryesore të sistemit shkollor. Por........ Do të isha i lumtur ashtu si edhe ju, sikur të çalonte vetëm kjo. deformimet në shkollë, në emër të refomave janë të mëdha. Ju i njihni më mirë se unë.

Ju uroj shëndet dhe krijimtari të vyer e të begatë.

Miqësisht!

Kadri Tarelli

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page