top of page

Barometri diplomatik


Barometri diplomatik

Prof. Dr. Mehdi HYSENI


Dejtoni 2, do të shpëtonte rusifikimin e Ballkanit


Derisa de fakto dhe de jure të ekzistojë “republika srpska” si pandan i Federatës së BeH, rreziku nga rusifikimi i Ballkanit, do të jetë gjithnjë më i madh dhe, gjithnjë më i rrezikshëm, sepse Beogradi dhe Pale direkt dhe indirekt, do të mbështetën nga Rusia e Putinit për mbrojtjen e interesave hegjemoniste dhe koloniailiste të Serbisë Madhe në Ballkan.

*** Milomir Dodik (kryetar i republikës serbe në BeH) deklaroi për masmedia se “ZSO-ja do të jetë si Srpska republika” ( “ ZSO in Kosovo will be like Republika Srpska”),

Edhe kjo deklaratë e Milomir Dodikut na paralajmëron se, duhet ndryshuar “itinerarin” e formimit të “ZSO-së” në Kosovë, sepse paraqet rrezik për shtetin e Kosovës, si dhe të gjithë rajonit ballkanik, ngase përmes saj Beogrdi zyrtar po synon ripërcaktimin e kufijve të rinj territorialë të Serbisë së Madhe (Velika Srbija).

Prandaj, për të eliminuar ndikimin dhe invelvimin e politikës ruse në Ballkan, si dhe rrezikun e formimit të Srbisë së Madhe (Beograd-Pale Mitrovicë e Kosovës), urgjentisht nevojitet që të bëhet DEJTONI 2, që në mënyrë ligjore, paqësore dhe demokratike, ta eliminojë nga skena politike “srpska republika”, të cilën nuk e ka njohur asnjë shtet i bashkësisë ndërkombëtare, për shkak se është krijuar me gjenocid, ku planifikuesit, urdhëruesit dhe kryerësit e tij, tanimë i ka dënuar edhe Tribunali i Hagës së Kombeve të Bashkuara (1993).

Nëse nuk mund të vijë shprehje mbajtja e konferencës së DEJTONIT 2, atëherë OKB-ja në bazë të Kartës së vet, është e detyruar, që të kërkojë nga Gjykata e saj ndërkombëtare trajtimin juridik të “Republika srpska”, është e ligjshme apo e jashtëligjshme, sepse bazamenti i saj është tërësisht gjenocidal. Ndaj, sipas Kartës së OKB-së dhe sipas së parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare, “Republika srpska” nuk mund të figurojë as si emërtim teorik e as si organizëm juridik shtetëror, për shkak se është e brasvlershme me Gjermaninë nazifashiste të Adolf Hitlerit (1939-1945).

Pra, pa eliminimin de fakto dhe de jure të Republika srpska, Serbia vazhdimisht do të krijojë probleme dhe koflikte në Ballkan, me qëllim të ripushtimit të territoreve të vendeve fqinje siç janë Kosova, Kroacia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia Veriore etj.

Qeveria e Kurtit ka mundur t’i shfuqizonte të gjitha marrëveshjet paraprake të lidhura me Serbinë (2011-2020)

Duhet të konstatojmë se me fillimin e mandatit të qeverisë së Kosovës (pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, më 14 shkurt 2021), kryeministri Albin Kurti, që në seancën e parë të qeverisë së tij, do të duhej ta kishte vetëm “NJË PIKË” në rend dite: -shfuqizimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake të Kosovës me Serbinë, të arritura gjatë dialogut të Brukselit (2011-2020). Sikur të kishte ndodhur kjo, sot nuk do të kishim pasur problemin e Asociacionit, gjoja se minoritarët serbë “janë të rrezikuar” në Kosovë!?

-Kjo është gënjeshtër dhe manipulim sui generis i Beogradit zyrtar, që po e shfrytëzon për qëllime dhe interesa të tjera shumë më të thella dhe, shumë komplekse, që fare nuk përkojnë me mbrojtjen e interesave dhe të drejtave jetike të minoritetit serb në Kosovë, duke qenë se ky është i mbrojtur me Planin e Marti Ahtisarit, me Kushtetutën e Kosovës (15 qershor 2008), me ligjet e tjera, si dhe me konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Pra, as në veri,as në qendër e as në jug të Kosovës, minoritarët serbë nuk janë të rrezikuar e as të diskriminuar, por gëzojnë të gjitha liritë dhe të drejtat elementare të tyre, ashtu sikurse minortetet e tjera etnike në Kosovë.

Po atëherë, pse u ndërkombëtarizua “problemi” i minoritetit serb në Veriun e Kosovës? –Kush e shpiku dhe e trilloi këtë “problem” të paqenë, duke i dhënë dimensione jo vetëm ndërshtetërore Kosovë – Serbi, por edhe duke e ndërkombëtarizuar në shkallë evropiane përmes Dialogut të Brukselit (2011-2023)?

Këtë narrativ e bëri Beogradi zyrtar përmes propagandës dezinformuese të trashëguar nga regjimi policor-militar-paramilitar i Slobodan Milosheviqit, se gjoja serbët në Kosovë “ishin të diskriminuar” nga shqiptarët si shumicë dërrmuese (95%).

Pra, kështu, si kryekrimineli Slobodan Milosheviq, ashtu edhe pasuesit e tij nacionalshovinistë Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq…etj. e krijuan këtë problem inekzistent, jo për t’i mbrojtur serbët në Kosovë, por për t’i rizgjeruar kufijtë territprialë të Serbisë së Madhe-Beograd-Pale-Mitrovica e Kosovës. Për këtë qëllim Beogradi zyrtar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryetari “Srpska republika” të BeH, Milomir Dodik po ngulmojnë dhe, po nxitojnë, që ta formojnë Asociacionin e Komunave Serbe në veriun e Kosovës, sepse po duan të formojnë Serbinë e Madhe (Velika Srbija), edhe pse këta të dytë janë dijeni se, as Amerika e as BE-ja nuk lejojnë formimin e Serbisë së Madhe, as të Kroacisë së Madhe , as të “Shqipërisë së Madhe” të trilluar dhe të shpifur nga Beogradi-piemonti sllav për mbrojtjen e Serbisë së Madhe në Ballkan.

(1) Formimi i Asociacionit njëetnik të komunave serbe në Kosovë, është forma më e përshtatshme strategjike, që Beogradit zyrtar i shërben për ta rivilatizuar dhe ringjallur politikën dhe praktikën e rikolonizmit të Kosovës sikurse në vitet 1912-1999.

(II) Me t’u formuar Asociacioni njëetnik serb në Kosovë, brenda një kohe shumë të shkurtër disaditëshe, Beogradi do të ndihmonte në shpalljen e “republika srpska” në Kosovë sipas “yrrnekut” të “republika srpska” të kriminelëve Radovan Karaxhiq, Nikola Koleviq, Momçiulo Kraishnik, Bilana Plavshiq, Ratko Mladiq…etj. , që e krijuan në Bosnjë në saje të gjenoidit serb.

(III) Pas shpalljes së Associacionit, përkatësisht “republika srpska” në Kosovë, Serbia menjëherë do të ushtrojë trysni te Milomir Dodiku, që ai të kërkojë bashkimin me Serbinë dhe me “republika srpska” të Kosovës.

Mos “shkrini” aq shumë mend “politike”, se çfarë do të thotë “Zajednica e komunave serbe në Kosovë, këtë e shprehu botërisht edhe Milomir Dodik (Putini i vogël i Ballkanit) se formimi i “ZSO-së” në Kosovë, do të jetë “Si Republika srpska e Bosnjës : The Community of Serb Municipalities (ZSO), One day it will be like Republika srpska. I mean this in the essential sense. It will be called ZSO, and it will have executive functions of government as Republika srpska has, and special relations with Serbia.” (https://vijesti.ba/clanak/591085/dodik-zso-ce-na-kosovu-biti-kao-republika-srpska)
15 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page