Barazi
Astrit Lulushi
Fjala nuk ndryshon, por ndryshon idea e saj dhe kushtet. Si rrjedhim, e njëjta fjalë interpretohet ndryshe. Koncepti i barazisë, për shembull, siç u shpreh në Deklaratën Pavarësisë më 1776, kishte si qëllim të përçonte të drejtën e Amerikës për të qenë e barabartë me kombet e tjerë. Ajo që Deklarata e Pavarësisë kishte për qëllim të deklaronte ishte fakt i qartë se një popull i ri po përgatitej të merrte statusin e vet të barabartë me kombet e botës.
Por në dekadat pas pavarësisë, amerikanët filluan të lexonin pohimin e zhurmshëm se "të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë" në terma të ndryshëm. Vizioni i ‘barazisë mes kombeve’ po i linte vendin ‘barazisë brenda kombit’. Kjo ishte mënyra sesi Abraham Lincoln ritheksoi paragrafin e Deklaratës së Pavarësisë që 'të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë' në Fjalimin e Getisburgut në vitin 1863, që ndihmoi për t’i thënë fund vizionit të ‘barazisë mes kombeve’ - që Thomas Jeffersoni e kishte artikuluar më 1776 - dhe tani po e njëjta shprehje sfidonte statusin politik, juridik e shoqëror të racës e gjinisë brenda kombit.
Comments