top of page

Bajramali Selimi: RRUGA PËR NË JUG

  • 9 hours ago
  • 1 min read

RRUGA PËR NË JUG

 

Pika të panumërta braktisën gjolin

u përplasën në xhamat e autobusit që kotej

një serenatë belbëzohej buzëve të një femre.

 

Pogradeci hodhi vellon të përhimët

shiu i përlotur vinte nga sytë e Drilonit

lakte jakën e xhupit të zhubrosur të Lasgushit

e liqeni i tërbuar pikturohej me nge.

 

Voskopoja u  binte kambanave për kujtesën tonë

një zë i përmallshëm ngjallte shekullin e art

ku gjuha e heshtur nuk kishte fol ende më zë,

rrokjet ngarroheshin në gojë për emrat e fisit

e Korça ende mbante aromë të fortë parisian.

 

Dreka shtruar shqip kishte mbushur gotat me verë

e vjeshta zverdhake shpërndante tinguj polifonik

kaçurrelja shpirttrazuar mbante ritmin e serenatës

kënaqësinë donte ta fus në shpirtrat e brishtë.

 

Teri i shfrenuar kishte marr busullën e kohës

e bukura e përlotur vinte liqenit si nuse me vello.  

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page