top of page

BABUSHIT


Eli Kanina

Rreth e rrotull teje biri e bijat Fëmijët, që të vegjëlit e tu mbetën Dëshmi e rritjes së tyre Nipërit, mbesat Të krenojnë me rritjen Të ushqejnë buzëqeshjen Të justifikojnë thinjën, rrudhën Nuk të lenë që të shkosh Pa dashje, ekzistenca e tyre Ta bën më të lehtë udhën Trashet trungu, shtohen degët Syth të rinj çelën Harlisur filizat në qiell, prekin retë Ndërsa krimba stresesh të zgavrojnë Ta boshojnë brendinë me jetë Teksa mendime milingonash të shembin Në dhé a në qiell nuk di nga t'ia mbash Të gërryen frika prej plaku Për një çast bëhesh me krahë Bie pulsi, të ngrin gjaku Të shkërmoq dilema Të rrosh a të mos rrosh? Fëmijë, nipër e mbesa Zogj që venë e vijnë te pema Si të rritur E vuajnë plakjen tënde Nuk ta falin ikjen, s'ia falin as vetes Më i vogli mes tyre, që kërkon vëmendjen Je ti Duke iu llastuar vdekjes...

ELIVERTA

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page