BABUSH!


BABUSH!

In memoriam,Profesor-doktor MURAT GECAJ

(29 mars 1940-16 korrik 2020)

Nga Përparim HYSI

BABUSH!

Sa vështirë që e ndjej veten,kur zë e të shkruaj për ty. E di pse? Se,të shkruash për jetën e një njeriu, do të thotë që ta rindërtoshë atë.Këto fjalë i ka lënë një DITURAK e PROFESOR i madh që quhet MOIKOM ZEQO dhe nuk ka se si mos i vlerësosh, Unë marrë penën të shkruaj dhe një lumë asociacionesh vërshojnë si ato bletët që dalin nga kosherja. Është trysni që nuk e përballon dot. Nuk di çfarë të them më parë për ty,o BABUSH! Njeri tepër vital, i kudogjendur,i gatshëm të bëhesh kurban për miqtë e shokët e shumtë. I papërtuar dhe i përpikët si një sahat"Omega" dhe ZHYL VERNI,kur shkroi "Rreth botës për 80-ditë" më duket se FELIAS FOGUN e shkroi sipas modelit tënd. Sa altruist dhe po aq buzëqeshur! Një buzëqeshje të çiltër e të pastër kristal,siç dinë të qeshin fëmijët. Nëse ÇEHOVI diku shkroi se" Njeriu duhet të ketë gjithçka të bukur:edhe fytyrën,edhe shpirtin,edhe mendimet,edhe sjelljen,por edhe veshjen". Pa më thuaj kush tjetër i ka patur këto" resurse" veç teje, BABUSH?!

BABUSH, të thërres,a më dëgjon? Të pres tek" Grandi", tek"ambsadat",tek "Ulqini",tek "Ura e Tabakëve", tek "Taivani"