top of page

Baballarët tanë


Ata, Baballarët tanë, dhe Ne, Baballarët a Atyre

-Nderim në Ditēn e Babait, për Atin tim dhe Tuajin-


Shumica e baballarëve tanë nuk jetojnë dhe nuk na besohet se “kemi zënë vendin e tyre”, por në tjetër shekull! Kujtoj babain tim, dhe Ju Babain Tuaj dhe sikur zbersim “poshtë” në kohë për të mbetur këtu ku jemi : Nderim baballarëve që na rritën dhe edukuan me mundime “si në filma”: me dhimbje, shpresē e besim tek “brezi i ri”…Ata mbijetuan duke ëndërruar vitet tona. Mirënjohje Baballarë, Ju që ende u kemi dhe Atyre që “koha i mori”…Veçmas si respekt të posaçëm meritojnë Ata Baballarë që edhe pse “nuk shiheshin me sy të mirë”, bënë të pamundurēn që “të gjenin një bursë” për fēmijët e talentuar që shpesh humbën duke shpresuar…Për të treturit në burgje për Ideale dhe Liri nderimi mbetet 365…


Sot të gjithë Baballarët duhen nderuar dhe duhen kujtuar, sepse tek çdo baba “impulsi nervor” përcjell të njëjtën dashuri tek trashēgimia e vet! Ai që shan e fyen “babain e tjetrit”, jo vetëm që nuk ka ndjerē kurrë solemnitetin dhe pērgjegjësinë: Baba, por mbase është “biologjikisht i tharë” dhe fyen ndjenjën që nuk e ka provuar… Mëshirë që nuk ja vlen!

Dekadat u rrokullisën dhe ne kujtojmë të shkuarën përmes “shembullit-Baba”. Secili ka një itenerar kujtimesh që duhet respektuar, por kur je ulur nē “fronin Baba”, kupton sakrificën njerëzore: është instikt, e ngjizur brenda teje, e bekuar nga Zoti dhe e palimitë në fate dhe drama… Shkurt dashuria e Babait nuk vdes kurrë. Ajo i mbetet njerëzimit si “Atësi” e Përjetēsisë…

Çdo familje e shëndetshme ka një Baba të mirë, si një “strumbullar” vlerash, pasione e sakrificash. Babai i mirë mbetet aty si “maket i pambaruar” që brezi tjetër gabimet i sheh si “mundësi përsosmërie”…Çdo komb që begaton njeh “themeluesit” e vet dhe vijon Betejën e Baballarëve duke “huazuar” vullnetin e Tyre si amanet dhe mundësi zhvillimi…


Baballarët tanë sot meritojnë të kujtohen me respektin e trashëgimisë si një Destinacion Njerëzor! Ne që “u kemi zënë vendin” mjafton të ndezim një qiri dhe të përcjellim një Lutje në Qiell,që një ditë, edhe trashëgimitë tona të marrin “fronin burrëror” që do lemë…Kështu dhe pambarimisht jeta dhe njerëzimi ecin pērpara të mbushur me kujtime e frymëzuar nga e mira deri në “pikën vëluese”.

Baballarët janë “kaskada” madhështore e Dashurisë që shpesh nuk shprehet, por mbetet thellë në shpirtin tonë!

Gëzuar Ditën e Babait!


Minnespolis, 19 Qershor 2022

15 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page