(Fabullë)
Tregojnë:- dikur njerëzia,
pleqtë nuk i mbanin në shtëpi,
bezdi e kishte familja,
djali në kurriz merrte babanë e tij.
Kalonte një lumë,
më pas një livadh,
ngjitej lartë në pyll,
afrohej te shpella në mal.
Nga kurrizi babanë e zbriste,
pa u menduar mirë,
në shpellë,
poshtë e hidhte.
Ndryshuan kohërat tregojnë
për djalin që po u kallzojë,
nga kurrizi babanë zbriti,
e puthi, e përqafoj.
Në kohën kur po ndahej,
babaj hoqi në shpirt,
-ç'ke e pyeti djali,
që kaq shumë rënkove!?
Mu kujtua babai im,
shume vite më parë,
këtu e hodha…
nuk këmbeva një fjalë.
Qendroj djali!...
u mendua mirë,
mori babanë e hodhi në shpinë,
e ktheu në shtëpi ndryshoi terezinë...
fabul e bukur, e njohur, por ne vargje tingellon lirshem artistikisht. Kohet kane ndryshuar, por mesimet vlejne.
Zoti na ruajt!. Jo për baballarët, se atyre pak jetë u mbetet dhe do e durojnë!. Por për mendimet njerëzore që ëndërrojnë pa kufi. Respekte z. Bashkim per fabulën.
F.dahri