top of page

ATO KORDELET E VERDHA


ATO KORDELET E VERDHA .

Nga Mentor Serjani


Vjen një lule,lulebore,

Në dy sy loti i ndrin,

I vjen bleta punëtore,

Vjen një lule,lulebore.


E merr lulen dorpërdore,

Heq me zëmrën psherëtin,

Vjen një lule,lulebore,

Në dy sy loti i ndrin.


Ah,sa lodronin mbi krela!

Sa i donim ata sy,

Ato kordelet e verdha,

Ah sa lodronin mbi krela!*1


I linte t'ia shplekste era,

Atij djali vetullzi,

Ah,sa lodronte mbi krela,

Sa i donin ata sy.


Shkujdesur,balukeprera,

Shëtit kopshtet me lajthi,

Ikën çdo mëngjes ngahera,

Shkujdesur,balukeprera.


Ç'bukuri të bie vera,

<<Shend e vere>>,mrekulli,

Shkujdesur balukeprera,

Shëtit kopshtet me lajthi.


*1.Krela-Kaçurrelat e flokëve(ondet).

22 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page