top of page

ATENTATI NDAJ NMT MBRETIT TE SHQIPTAREVE AHMET ZOGUT


Vesel Makolli

ATENTATI NDAJ NMT MBRETIT TE SHQIPTAREVE AHMET ZOGUT, ne Vjene me 21.02.1931. Ndaj NMT Mbretit Ahmet Zogu jane bere 55 atentate. Jo vetem nga kundershtaret e tij politike, por pas vitit 1926 Jugosllavija do te jete sponzorizuese dhe financuese e shume prej ketyre atentateve dhe trazirave te mbrendshme ne Shqiperine Veriore. Bernd Fisher ambasador amerikan, ka shkruar se “te ishe badigard i Zogut, eshte njelloj si te jesh roje nate ne nje fabrike baruti, rreth e rrotull se ciles shkreptijne rrufe”. Nje nder atentatet e shumta, por edhe me te medha, i cili beri buje te madhe ne arenen nderkombetare, ishte atentati qe i'u be me implikimin e drejtperdrejte te Jugosllavise ndaj Mbretit ZOG I, ne Vjene.

Atentati ndodhi tek Opera e Vjenes ne Austri, me 20.02.1931 rreth ores 22:20. Kur Naltmadhnija e tij po dilte nga opera, mbi ta u shti me arme zjarri, me ç'rast u vra agjutanti i tij Llesh Topallaj dhe u plagos Ministri Eqerem bej Libohova. Mbreti fal gjinshmerise se tij arriti qe tu pergjigjet sulmuesve me zjarr dhe te shpetoj pa u lenduar.

Grupet e emigracionit shqiptar ne Vjene qe nuk zgjedhnin menyre dhe mjete per ta luftuar Mbretin, percilleshin nga Policia federale e Austrise. Pas atentatit Policia federale e Austrise jep shenime te detajizuara per emigrantet e perfshire ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte ne tentimin per vrasjen e Naltmadhnise. Gjate bastisjeve qe ju behet banesave te tyre, gjinden shume te dhena dhe materiale qe i implikojne drejtperdrejte qarqet Jugosllave si organizator dhe financues te grupeve te emigranteve shqiptar dhe te atentatit ne fjale. Atentatoret kryesor(ekzekutuesit), Ndok Gjeloshi(qe e kishte gruan serbe dhe posedonte pasaporte Jugosllave dhe leje te posaçme per hyrje e dalje te lire ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Jugosllavise) u denua me 7 vjet burg te rende. Aziz Qami denohet me 3 vjet burg. Atentatoret kryesore, ishin denuar ne mungese edhe ne Shqipni, por vet Mbreti Zogu I i kishte amnistue. Shkaku i perzierjes ne kete atentat, debohet nga Austria HASAN PRISHTINA dhe, me 28 Mars 1931 kalon ne Gjermani.

Ne kete kohe ne Vjene egzistonin dy grupe kryesore me veprimtari anti zogiste te perkrahura dhe te financuara nga Jugosllavija dhe BRSS(Rusia): 1. Grupi politik me emrin "Bashkimi Kombetar" me seli ne Vjene dhe 2. Grupi politik me emrin "Komiteti Nacional Revolucionar" me emrin KONNAIRE Grupi Bashkimi Kombetar u lidh me bllokun franko - jugosllav dhe financohej nga Jugosllavia. Kete grup e perbenin: Don Loto Cakaj, Angjelin Suma, Ndoc Gjeloshi, Sotir Peci, Seifi Vlamasi, Qazim Mulleti, Aziz Qami, Xhemail Bushati, Ali Kelcyra. Ky grup botonte gazeten e vet javore ku kryesisht shkruante dhe publikonte artikuj qe kishin te benin me nxitje te urrejtjes kunder pushtetit te Ahmet Zogut ne Shqiperi.

Grupi KONNAIRE kryesohej nga Fan Noli. Anetaret tjere te ketij grupi ishin: Konstantin Boshnjaku, Omer Nishani, Mustafa Kruja, Qazim Koculi, Bedri Pejani, Nush Bushati, HASAN PRISHTINA, Ibrahim Gjakova. Ky grup kishte orientim ideologjik politik programin bolshevik socialist -rus. Ky grup nepermjet nje deklarate, kishte kritikuar bazat e shoqerise kapitaliste, duke shfaqur qendrim te hapur e simpati perballe Moskes zyrtare dhe socializmit. Keto dy grupe kishin synim rrezimin nga froni mbreteror Ahmet Zogun me çdo kusht dhe me çdo menyre te mundshme. Nje tjeter synim i te dyja ketyre organizatave politike te emigracionit shqiptar ne Vjene dhe Paris ishte formimi i nje Konfederate Ballkanike sepse, sipas ideologeve te te dyja grupeve, vetem atehere do te zgjidhej çeshtja politike e popujve te Ballkanit e me kete edhe çeshtja e popullit shqiptar. Orientimin dhe mbeshtetjen ideologjike-marksiste-leniniste keto dy organizata politike te emigracionit shqiptar me orientim bolshevik e kishin drejtperdrejti nga Partia Bolshevike ruse dhe Moska zyrtare.

Fan Noli madje kishte marre pjese ne manifestimin e 10-vjetorit te Revolucionit Socialist ne Moske, si i ftuar special dhe sipas policise federale te Vjenes ai ka udhetuar me nji pasaporte gjermani per ne manifestim ne Moske.



92 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page