top of page

ATDHETARI HALIL ALIDEMA!...


Shkruan: Sami ARIFI

ATDHETARI HALIL ALIDEMA!...

I lindur nga nënë Mirzadja dhe babë Bexheti, jashtë fateve t‘kombit trimi s‘mbeti! I lindur Halili n‘Pozheran, veprimet kombëtare të tij që heret u panë!

Baban dhe një mixhë t‘Halilit e pushkatuan, nga monizmi komunist u urdhëruan! Partizanë serbo-çetnikë me bashkëpunëtorë ata i ekzekutuan, shtëpia nga armiqtë mbeti n‘gra e fëmijë! Nga tmerret xhaxhallarë tjerë kaluan n‘Greqi! I edukuar Halili nga familja e tij, atdhetarizmin n‘shpirt e kishte shtij! Shkollën fillore mbaron n‘fshatin ku kishte lindë, për t‘vazhduar t‘mesmen Normalen n‘Prishtinë! I dalluar n‘lojën e hentbollit i parë, bëhet simbol i sportit kosovar! Gjatë vitit 58-të tenton t‘kaloi kufirin n‘Shqipëri, arrestohet s‘bashku me disa shokë t‘tij! Halilin e arrestuan gjithçka i thanë, e çuan atë n‘vuajtje t‘dënimit me 6 muaj n‘Gjilan! Burgjet torturat vuajtjet s‘ja ndalën për jetë, por ai piçet bëhet i fortë kundër armiqve me t‘vërtetë! Me Teutën bashkëshortën e tij që e kishte shokë t‘jetës edhe n‘ideal, asnjëherë armiku s‘pati fuqi për t‘i ndal! Frymëzim dhe edukim n‘fshatin Firajë kishin dhënë, për tu kthyer më vonë edhe n‘fshatin e lindjes n‘Pozheran! Veprimtaria e tij aty nga UDB-ja ishte vëzhguar, Përmes një shoku ata n‘Malishevë ishin punësuar! Më vonë punon Halili n‘administratë n‘Fakultetin Filozofik, me përkrahjen e Ali Hadrit akademik! Pas mbarimit t‘Fakultetit Drejtësisë, vazhdon studimet pasuniversitare n‘Fakultetin e Historisë! Mbaron temën e magjistraturës „Paqja e Shën Stefanit në Ballkan“, për t‘vazhduar me doktoraturë që më armiqtë se lanë! S‘u ndal kurrë trimi n‘çështje kombëtare, n‘demonstrata 68-tës 81-shës për avansime shqiptare! Veproi udhëheqës i „Grupit Intelektualëve Shqiptarë“, 11 vite burg t‘rëndë nga armiqtë i kishte marr! Halili formoi Partinë e Unitetit Kombëtar, qëndroi n‘krye t‘saj gjatë tërë kohës sa ishte gjallë! Për t‘vazhduar punën lirshëm n‘parti, zhvillon ai aktivitetet kombëtare n‘Shqipëri! Organizon ushtrimet stërvitore n‘disa qendra n‘Shqipëri, emërohet për guerilët shqiptarë komandant i parë! Nga t‘gjitha trojet shqiptare që kishin ardhë Populli me t‘tillë atdhetarë krenohet, shumë rrugë n‘emrin e tij edhe shkolla n‘Pozheran emërohet! ——————


Fotografia e atdhetarit Halil Alidema dhe fotoja në proçesin gjyqësor të „Grupit Intelektualëve Shqiptarë“, që njëherit ishte edhe udhëheqës i grupit. U dënua i tërë grupi me dënime të rënda. Atdhetari Halil Alidema dënohet me 11 vite burg të rëndë.

98 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page