top of page

ATDHEDASHURIA, EMIGRACIONI DHE…POLITIKA…


KRISTO ZHAKALLIU

Nga KRISTO ZHAKALLIU

To gjithë ne emigrantët e vjetër që ishim detyruar të braktisnim Atdheun, nuk kishim as kujtimet as dhe përvojën e mirë nga regjimi që na kishte detyruar të braktisnim vatrat tona dhe të kalonim në vëndert e tjera ku kishim kërkuar strehim politik dhe njerëzor. Shumë prej nesh nuk kishin humbur pasurinë, shtëpinë, atdheun por akoma dhe njerëz të dashur,të cilëtr regjimi në fuqi ë Shqipëri ose i kishte pushkatuar ose i kishte burgosur dhe të mbyllur në kampet famëkeqe. Megjithatë ne nuk e urryem v vëndlindjen, nuk u bashkuam me shovinistët por , me ato mundësi që kishim, mbronim Athdeun dhe kombin arbëror. Për këtë do t”u sjell një shëmull historik kuptimplotë se si mendonin aso koheemigrantët shqiptarë:

Aty nga viti 1961 në Nju Jork do të vinte Kryeministri komunist i asaj kohe Mehmet Shehu që do të mirte pjesë në mbledhen e OKB-së. Ishte njeriu më i urryer i emigracionit politik shqiptar të asaj kohe, armiku më i egër i nacionalistëve dhe të shqiptaroamerikanë të asaj kohe. Nga organizatat patriotike shqiptare u mësua se disa grupe të shovinistëve grekë do të bënin një protestë kundër kryeministrit shqiptar duke kërkuar të aneksohej nga Greqia të Vorio- Epirit (Shqipëria e Jugut), Menjëherë organizatat patriotike reaguan: të mbrojmë dinjitetine Shqipërisë dhe të mos lejojmë shovinistët të poshtërojnë kryeministrin shqiptar i cili dashur padashur përfaqëson Shqipërinë dhe kombin e Arbërit…Se ç’u bë është e njohur.Shqiptarët fituan “betejën” dhe mbrojtën (jo kryeministrin e urryer Shehu)por nderin e mëmëdheut të tyre…

Përse po i kthehemi kësaj historie? Sepse dua të bëj një krahasim të emigrantëve-refugjatëve politikë të asaj kohe me emigrantët ekonomikë e sotëm që kanë vërshuar kudo në botë.Nuk do mënd se shumica e tyre janë njerëz atdhetarë dhe të vuajtur,por këtu do bëjmë fjalë për të veçantën.. Këta askush nuk i dëboi as i detyroi të vinin kokën në torbë dhe të kalonin kufirin e Shqipërisë që aso kohe ruhej me rreptësi madje shumë nga ata që tentuan të arratiseshin (jo thjesht të kalonin kufirin..) humbën jetën nga plumbat e ushtarëve të Mehmet Shehut që nacionalistët e mbrojtën që të mos poshtërohej Atdheu i tyre. Është menjimënd e trishtueshme kur lexon në shtypin e përditëshëm dhe në atë elektronik që njerëz që e quajnë veten intelektualë (ka të ngjarë të jenë të tillë) të sulmojnë dhe të poshtërojnë ish Atdheun e tyre në mënyrë të paturpëshme dhe më e keqja akoma është kur këto sulme i bëjnë duke u folur udhëheqësve të huaj se sa e keqe na qënka Shqipëria…Kemi shumë raste të tilla,psh para do kohe një “shkrimtare” shqiptare që ka “fluturuar” në Hollandë, përgëzonte qeverinë hollandeze dhe kryeministrin hollandez (kryeministri im ,thoshte) për qëndrimin e tij kundër Shqipërisë kurse një rast tipik që lexova sot i kapërcen kufijt e urrejtjes dhe të antishqiptarizmnit. Fjala është për njëfarë Florida Doci (këtë emër tregon ser sa shumë ka dashur Amerikën përderisa nuk do të mundej të quhej…Shqipe!) nga Otava e Kanadasë e cila i drejton nj letër “proteste”kryeministrit kanadez Trudou ku e qorton pse e bëri…kabull të takohej me kryeministrin shqiptar Edi Rama… Ajo-një studjuese në një universitet “prestigjioz” të Otavës- e cila ka vetëm 10 vjet larg Shqipërisë(nuk ja vlen të themi Atdheut) e qorton “kryeministrin e saj” dhe i kërkon kanadezit të kërkojë…ndjesë nga populli shqiptar që bëri gabim që takoi Ramën! O tempora o morres! Me dhjetë vjet që banon në Kanada, kjo na u bë kanadeze dhe i jep të drejtë vetes t’i kërkojë llogari kryeministrit “të saj”? Në vend që t’i lutet ose ta nxisë që edhe Kanadaja të jape ndonjë ndihmë për të dëmtuarit nga tërmeti, që dikur ishin bashkatdhetarë të saj, e qorton pse e bëri kabull të takohej me përfaqësuesin e sotëm të Shqipërisë? Përderisa është kanadeze me ç’të drejtë flet në emër të popullit shqiptar? Sepse dihet se takimi u bë në kuadër të mbledhjes të donatorëve për të ndihmuar të rindërtohet qyteti i shkatërruar të Durrësit…

…Por ajo që brengos më tepër është gadishmëria e shtypit shqiptar të botojë dhe të publikojë me bujë letrën e studjueses në fjalë, duke besuar se po i sjellin shërbim opozitës..NJë gazetë serioze si Panorama, ndonse në opozitë, nuk duhej të binte në kurthin e antiqeverisë dhe të botonte një shkrim të tillë që meriton vetëm përbuzjen tone. Sigurisht u botua dhe në një gazetë tjetër të “përditëshme” por kjo nuk llogaritet se të gjiths shkrimet janë kundër Ramës, megjithse e mban veten për të…majtë ..Shumë prej nesh kemi brenga dhe kujtime të errëta nga e kaluara kur jetonim ato pak vite në Atdhe, por fajin nuk na e ka Shqipëria as populli shqiptar për sjelljet kriminale dhe arbitrare të pushtetarëve të ndryshëm…Dhe pushtetarët-akoma dhe Rama- nuk luftohet duke hyrë në shërbim të të huajve aq sa të konsiderojmë “kryeministri im” mjafton të shajmë Shqipërinë.

 #KRISTO #ZHARKALLI, Athinë 16 shkurt 2020.

21 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page