Lirika maji
(cikël me poezi)
Nga Përparim Hysi
1.Ata sy që më vështrojnë
Ah,ata sy që vështrojnë!
Si nga unë kërkojnë përgjigje
Në kohë tjetër seç më çojnë
Në një kohë,kur s'pyes për ligje.
Bëhem gati të përgjigjem
Pse ata sy më vështrojnë?
Porse ti më lë veç "hijen"
Dhe më shumë më turbullon.
Mos t'u duka si i "egër" Që më ike si një "hije" Jam i "butë" si askush tjetër Dhe si unë,s'do gjesh, moj mike. 2. Pse u fshehe? U fshehe si një zok në ferrë Sa u pamë ballas të dy. Sikur,papritur, të mori një erë Jo.Nuk qe erë, por "stuhi". Prita që "zogu" nga ferra të dalë;
Prita që era-stuhi të pushoi.
U shfaqëm tash ballë për ballë
S'kishim ç'të thoshim me gojë.
Fjalët, befas, u dukën të tepërta Ç'kishim,sikur e thamë me sy Të kujtoj, moj e Paemra! Dhe çastin kur u puthëm të dy.
3. Moment
Gjoksi yt si vullkan në shpërthim Magma gati që të dalë Po unë nuk"trembem",mbi"vullkan" synë Dua të digjem nga ky"shpërthim",i gjallë.
4. Të fshehur në shpirt kam diçka
Të fshehur kam në shpirt diçka E ruaj atë si të jetë thesar Që e ruaj, kam shkaqe të mëdha Besomëni,se jam i moshuar. Dhe kjo"e fshehur",zë më dhëmb Siç dhëmb një plagë e vjetër Këtë plagë sikur ma shpon një gjëmb Për të treguar, një herë tjetër. Në ndodhtë që,papritur,ika Kuriozët mos bëhen alarmant Një gjë ju siguroj: të fshehurën nuk e shpika Dhe e marr me vete si garant.
5. Ah, ajo dekolteja e hapur ! Ah,ajo dekolteja e hapur, Kur dy gjinjtë duken cullakë Sado që jam flokëzbardhur Dua që t'i thithë si fëmijë nga pak. I thithë dhe pi sa "dehem" Se "rakia që piva",qe sarhoshe; Sulmoj më tutje,sa shkrehem e "velem" Dhe tulatem,aty në një"qoshe".
6. Ndodh ndonjëherë...
Siç dridhet flaka e zjarrit nga era Dridhem dhe unë para bukurisë Këtë lloj dridhje ma shton pranvera Dhe sikur kthehet koha e djalërisë Bukuria bën "paradë" para syve Dhe mua më shkakton të dridhura Lirohet mendja prej"burgjive" E humb pusullën prej bukurive. Se të bukurat në maj dalin "lisho" Dhe unë,ende sytë i kam në ballë. Sado,në këtë moshë, nuk u bëj dot"iso" Nepsin e kam si një djalë.
7. TI dhe UNË
Ti buzëqesh me dykuptim Mua më shkojnë mornica Pse kështu, o shpirti im? Folëm troç,Sllavica! Trupi yt zu dhe dridhet Sikur të zunë ethe Zemra ime zë e hidhet Sikur s'jam në vete. Pastaj,tak një buzëqeshje Si një relaksim Unë e marrë si një marrëveshje Si thuaj,shpirti im? Sytë tash sikur perëndojnë Si me dykuptim Ata sy seç më ftojnë Të shkojmë në vidhimë.
8.PUTHJET
Puthjet me një femër,i dua të nxehta
Dhe dua që puthjet të jenë reciproke
Nga unë gjithmonë e pastër ka qenë ndjenja
Dhe as që ka vend për ekuivoke.
Kurrë nuk kam dhënë një puthje të"shtirë" Unë puthjen me një femër nuk e ndërroj me asgjë Do ta quaja veten si njeriun më të ndyrë Të puth fare kot:kurrë.Me asnjë!
9. Miturake Një push i butë mbi lëkurë Ca "sythe" sikur lulëzojnë nga pak Më duket mua sikur Sythet sikur po çelin si zambak. Sytë tani sikur kanë tjetër dritë Sythet çelin të plota Po rritesh dhe po bëhesh si shpirt Miturake! Je sa bota! Tani je si zambake ujë Nga ata që rrinë gjithmonë çelur Unë të vështroj dhe bëhem pak rrëmujë Aq e humbas,sa mendjen s'e kam mbledhur.
10. Pa titull Një fllad i ëmbël,nuk di se nga erdhi Dhe hyri vrullshëm drejt e në mushkëri Kur mbi buzët e mia gjithë mallin e derdhi Është zemra që u drodh tani, Desha që këtyre buzëve t'u ktheja restin Por mos kujtoni se qe aq kollaj Ky fllad i ëmbël vuri "domenin" Dhe u shkoqëm si thërrime,pastaj...
Tiraë, 22 maj 2022
Comments