Asllan Osmanaj: EMRI I “PËRBINDËSHIT “ FISNIK
- May 8
- 2 min read

- Nga Asllan Osmanaj-
Mark Mici, Mjeshtri gjigand i sportit të luftimit me gjymtyrë e trup (SAMBO).
I pamposhtëm, sportiv dhe me ndjenja të jashtëzakonshme njerzore. Që ka mbretëruar si emri i vetëm, i padiskutueshëm, i sportit të kësaj disipline të fuqishme.
Tepër rrallë, sidomos në rastet e festave dhe ceremonialeve, mund ta shihje M. Micin me veshjet ushtarake dhe grada. Ndryshe nga kolegët e tij; pedagogët e profesorët, Ai vishej me kostumin karakteristik personal të Përgatitjes Fizike, ose më saktë të Sampos. Si mjeshtër i veçantë, në të nëntë fakultetet e Akademisë Ushtarake përgatiste studentët. Posaçërisht për këtë zë të fushës ndër parësore të formimit të tyre.
Profesor Marku ishte thatësan, truphollë me gjatësi pak mbimesatare. Ai nuk ishte thjeshtë një mësimdhënës teoriko-mediatik. Si shumë tropojanë të shquar, të drejtimeve të ndryshme, ky në vendin tonë, shkëlqente në fushën e tij. Ai organizonte spektakle të papara, me vlera të
jashtëzakonshme profesionale. Vet përballonte njëherazi një grup të madh “ sulmuesish”. Në këto çaste shëmbëllente si një gjigand i paimagjinueshëm që s’përfillte asnjë moshë.
Njëkohësisht dhe me kërshëri argëtuese. Në “Sheshin e Madh”, ku vigjitonin; pjesëmarrës nga rreth tremijë studentët, qindra punonjësit civil dhe nga të gjitha katedrave, departamenteve, fakulteteve. Marku ishte ideues, organizues, drejtues dhe vetprotagonist. Në përfshirjen e misioneve ndihmuese dhe të shkëmbimit të përvojave moderne; erdhën ekspert specialist të jashtëm. Në përfundim ata u shprehën: “… ne erdhëm me qëllim që t’u mësojmë, ndihmojmë,
por Marku me çfarë na paraqiti na mësoi ne…”. Ushtaraku i lartë Muço Muçaj shpreh emocionet e tij, si Marku me profesionalizëm mjeshtërorë gjithpërfshirës na bëri krenar të gjithëve.
Ndërsa Avni Dega, një adhurues objektiv i skajshëm i tij, rrëfen një çast pamor: “… profesor
Marku i vetëm, shëtiste në plazh me duart e lidhura pas shpine. Një kuadër, ish-student i tij, tha se do ta provokonte, se a i ka humbur reflekset…”! E ndoqi tinëz nga pas dhe u përpoq t’ja bllokonte duart. Befas, sa çel e mbyll sytë, e pa veten të fluturonte, me kokën ngulur në rërë,
para Markut. Njejtësimi mes tyre ishte një përqafim miqësor, vëllazëror.
Çiltërsisht shkrimin per M.Micin e kam skicuar vite më parë. Përvoja e gjatë gazetareske e krijuesve nuk më kënaqte. Siç më sikletoske, edhe “ gjeneral, Avniu me këshillimet për të gjetur një titull shkrimi, sa më të fuqishëm për M. Micin.
Marku njeriu i thjeshtë e miqësor. E nderonin nga dy anët e kalimit. Dëshironte me dy duart të cikte studentët. Ndonjë “frikacak guximtarë”, thoshte: “… s’ta prekim dorën, se s’dimë sa metra larg na fluturon…”. Ky mjeshtër ka veguar si meteor i sampas shqiptare.
Është kënaqësi detyruese për përgjithësimin e nyjetimit në një të vetme të cilësive; të forcës, zgjuarsisë dhe njeriut të mirë.
Pak mendime për këtë njeri të spikatur si mjeshtër dhe fisnik. Si një dritare e hapur ku të ushtrojnë të pathënat meritore edhe më shumë.








Comments