top of page

"Asgjë, as Covid-19, nuk duhet të cënojë investimet për Rrugën e Arbërit"


Njoftim për mediat - "Asgjë, as Covid-19, nuk duhet të cënojë investimet për Rrugën e Arbërit"

Dr Gëzim Alpion

Birmingham, ENG, United Kingdom


17 APR 2020 — 

Asgjë, as Covid-19, nuk duhet të cënojë investimet për Rrugën e Arbërit Njoftim për mediat në 7 vjetorin e peticionit Grupi i Lobimit për Rrugën e Arbërit 17 Prill 2020 Në kohën kur vendi po kalon një situatë krize ekonomike dhe sociale si pasojë e pandemisë Covid-19, ne kemi marrë mesazhe dhe pyetje në lidhje me ecurinë e punimeve në Rrugën e Arbërit dhe nëse kemi informacione se çdo të ndodhë më tej. Nga informatat tona në terren dhe kontaktet me “Gjoka Konstruction” kemi mësuar se, edhe në këtë situatë, puna po vazhdon. Kjo na gëzon por shpresojmë se kjo po bëhet pa kompromentuar shëndetin e atyre që po punojnë në këtë situatë jo normale. Ndërkohë Grupi i Lobimit po ndjek me shqetësim disa zëra mediatikë e politikë të cilët theksojnë se, për përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia, duhen ndërprerë kontratat koncensionare, përfshirë edhe ato për Rrugën e Arbërit. Ne jemi të shqetësuar se kjo krizë mund të sjellë pasoja për rrugën, ndaj ju bëjmë thirrje aktorëve vendimmarrës që këtë çështje ta trajtojnë me seriozitet dhe përgjegjshmëri. Covid-19 solli menjëherë një realitet ekonomik të ri në vend dhe ky realitet do të ishte më pozitiv në qoftë se Rruga e Arbërit do të ishte ndërtuar me kohë. Nevoja për komunikimin e tregjeve të brendshme në mënyrë të shpejtë dhe me më pak kosto, e bën Rrugën e Arbërit një arterie që duhet të përfundojë sa më parë. Ndaj i ftojmë partitë politike, qeverinë dhe organizatat që kur të gjykojnë për vazhdimin e financimit të rrugëve, të marrin parasysh përfitimet që do të sjell kjo vepër e rëndësishme në një situatë të ngjashme në vitet e ardhshme. Shtimi i ndjeshëm nënshkrimeve të peticionit të hapur 7 vite më parë, tregon se sa jetike është kjo rrugë jo vetëm për Dibrën e copëtuara dhe të lënë në harresë në të dyja anët e kufirit që nga 1913-ta, por edhe për Tiranën me 1 milionë banorë dhe pjesën tjetër të vendit. Peticioni, që deri tani ka mbi 20,000 nënshkrime, nga cilat rreth 18,000 online dhe më shumë se 2,000 në formularë, mund të nënshkruhet këtu: https://bit.ly/2RBZzha


139 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page