Art Bell Vault
Astrit Lulushi
Përpara se teoritë e konspiracionit të shpërthenin në radio e internet, ishte prezantuesi Art Bell. Para viteve 1980, njerëzit vetëm pëshpërisninI rreth UFO-ve, udhëtarëve në kohë dhe dukurive paranormale, pasi ndesheshin me të qeshura ironike nga shoqëria. Njerëzit u çuditën kur dëgjuan për here të parë ne radio: “Unë jam Art Bell, dhe kam në telefon autorin e librit"Faktet për Bigfoot". Tani ata mund të kalonin orë e orë të tëra duke dëgjuar të gjitha llojet e lajmeve të çuditshme që Art Bell transmetonte në programet e radios "Coast to Coast AM.
Ishte viti 1986. Dëgjuesi shqiptar nuk kishte dijeni se kush ishte Art Bell; personalitet amerikan që e kishte filluar karrierën në fund të viteve '70 dhe më pas në vitin '86 krijoi "Coast To Coast AM", një program radioje prej 5 orësh që transmetohej vonë gjatë natës. Çdo kush mund të telefononte në çdo kohë, dhe ai do t'i dëgjonte dhe do t’i lejonte të flisnin për çfarëdo temë - qofshin UFO, Bigfoot, se kishin udhëtuar në kohë ose ishin nga një dimension tjetër i botës. Nuk ishte e pazakontë që dikush të thoshte, “përshëndetje, Art, sapo u ktheva nga Marsi dhe mendova t'ju tregoja për këtë.” Kishte njerëz që besonin në ato që thonin me pasion; kjo e bënte programin tërheqës, dhe valët e tij të përhapeshin në të gjithë botën. Art Bell, padyshim, ishte i hapur për të dëgjuar historitë e njerëzve dhe mendimet e tyre për fenomene të ndryshme që ishin të pashpjegueshme ose joreale, pavarësisht se si dëshironin të tjerët t'i shikoni.
Art Bell vdiq në vitin 2018. 72 vjeç. Ndërroi jetë, siç kishte parashikuar, të premten e 13 prillit. Pra i vërtetë deri në fund.
Ndryshe nga sot, kur teoritë konspirative në transmetim kanë edhe atë ndjenjë përfitimi, Art Bell nuk ishte i tillë. Ai kishte një shtëpi në shkretëtirën e Nevadës nga ku transmetonte çdo ditë. Për nder të tij, transmetimet amerikane kanë krijuar në internet “Art Bell Vault”, ku çdo njeri mund të dëgjojë programet që ai transmetoi në vite. “Coast to Coast AM” vashdon sot nga George Noori, me rreth 5 mijë afiliate dhe miliona dëgjues, të cilët, falë mendjes së hapur të Art Bell, të ardhmen e botës e shohin krejt ndryshe. Një mendje nuk duhet të jetë aq e hapur sa truri të dalë jashtë, por nuk duhet të jetë aq e mbyllur sa të mos arrihet çdo të kuptohet, ishte motivi i tij.
Comments