top of page

AROMË E PRITJES


Qazim Shehu

AROMË E PRITJES Aromë e pritjes më sjell gurëzim Venitje pa trishtim, Hije lëkunden nga muret Gjarpërinj të unët. Pickojnë pritjen time Dhe helm nuk derdhin, Mjafton të kujtohen gjarpërinjtë Që pritjes mundësinë t`i fshehin. Pritja e paska një mundësi Diçka si te Beketi ndodh, E di, asgjë nuk do vijë Por pritja n ambush me zbrazëti E zbrazemi me këtë mbushje si mrekulli…

NË ZEMËR TË GURIT

Në zemër të gurit një bulkth Natën me çelës kurdis, Pingëron e vorbullon,trishton Për përjetësinë që sjell, Po përjetësia harrimin shtjell Aq sa edhe gurit i dalin djersë…. SYRI

Syri yt i shkruar mban hartën e finesës së gëzimit, Mbetet vetëm një çast, Pastaj merr vetëm një ngjyrë, Humbet larmia e bukurisë alarmante, Ai mori ngjyrën gri Si deti kur rrumbullohet krejt Në stuhi…


BARBARITË

Për të ngushëlluar pafuqinë tënde U vë përpara barbarive pritën e mirësive, Por nga mirësitë shpesh je i lodhur Dhe një derë u hap barbarive…

Aktin hyjnor thirr si drejtndëshkim, Për çfarë rrënuan ato, Je lodhur nga mirësitë dhe kjo është shfaqësim, Pa forcë në mirësi,shpesh barbaritë justifiko…

STATUJAT

E vështirë mbetet të ngrihet piedestali Statuja është më e lehtë, Ka statuja që i zë halli, Që ngrihen dhe vështrimi përskaj u shket… Ishin më të shikuar, kur ishin të gjallë Tani në pasjetë janë harruar, Por dikush ua mori hijen dhe me daltë E gdhendi atë për ta imponuar… Ata nuk u imponuan kurrë Dhe kjo është vuajtja e tyre, Një kalimtar u shkon pranë për të kryer diçka Si e vetmja vëmendje…

22 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page