Armela Hysi: Atë natë

atë natë
atë natë vendosi ta helmonte.
pamjet makabre të gjakut
mbrëmjen e kaluar
në muret e veshur me kadife bojë pjeshke
mbi çarçafët e rrudhosur lehtë nën trupat
e tyre të zhveshur dhe
dihatjeve të djersitura
në krevatin dopjo
hidhnin mbi dritë-hijet e relievit të zbutur
fytyrës së tij pa shprehje
emocionin e verdhulluar të të pa regjurve
sapo hasur me vdekjen.
rrëqethje depërtuese.
më mirë pa ndjesinë e ftohtë të armës.
përtonte të lidhte litarë.
duart e mefshta thithnin me mani
vështrimet e tij të hutuara.
po, qe lodhur nga super-krimet perfekte.
mbushi me dashamirësi gotat
me vështrimin më miqësor që i kishte
mbetur në
sirtarin e rrënuar të maskave.
pija e athët shponte paretet e thara të gojës
e zhyste ngadalë në qetësinë pa zëra të
harresës
ndërsa ajo përpëlitej me gotën rrëzuar
përdhe
e duart kryqëzuar nën gjinjtë
thithë-fryrë
ngjyrë shege.
të nesërmen kur ajo të ngrinte me
turfullimin e vonesës
krifën e saj të verdhë nga butësia e ëndrrave
çarçafëve të rrudhosur
prej fërkimit të trupave të tyre të zhveshur
e dihatjet e djersitura të qëndronin pezull
në ajrin dëshmitar të dhomës
ai do të kalonte një tjetër ditë të lumtur
me imazhin ideal të asaj që dashuronte.
Nga libri “NDOSHTA” Armela Hysi – poezi -








Comments