
Kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa shprehet „Aristidh Kola (Kolja) është rasti i arvanitasit që nuk e humbi lidhjen me rrënjën... Më i shquari dhe më i madhi arvanitas në studimet etnokulturore të arvanitëve, arbërve dhe shqiptarëve në kohët e shekullit XX. Nderim për këtë yll që sot zyrtarisht "Nderi i Kombit"“.
Në emër të grupimit “Miqtë e Aristidh P. Kolës” shkrimtari Kolec P. Traboini shkruan „Kemi kënaqësinë të njoftojmë opinionin publik, tërë shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, popullin e Kosovës dhe veçanërisht bashkëkombësit arvanitas - arbërorë në Greqi dhe në Itali, se Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, me Nr. Dekreti 13816 datë 18.07.2022 i akordoi Aristidh P. Kolës (pas vdekjes) titullin e lartë “Nderi Kombit”.
Përcjellim dedikimin shoqërues të këtij dekorimi të merituar: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm, si personaliteti më i madh arvanitas i shekullit të XX dhe një nga njerëzit më të ndritur të kombit tonë, mbrojtës i zjarrtë i rrënjëve të lashta të identitetit arvanitas dhe arbëror.
Me mirënjohje për vullnetin, këmbënguljen, sakrificën dhe kurajën e lartë, duke u bërë model i intelektualit të pashembullt kurajoz, thënës unik i të vërtetave, luftëtar dhe mbrojtës i kulturës, gjuhës, prejardhjes dhe historisë shqiptare.”
Comments