Ardita Jatru: Çfarë është vjeshta?
- 30 minutes ago
- 1 min read

Ajo dritë e pakët dielli,
prapa reve të buta mëndafsh
me nuanca gri si udhë që provokojnë dëshirën,
në majë të malit me antenat e ngritura
që ndërhyjnë makabër si shigjeta në iris.
Dhe unë mundem vetëm të imagjinoj
ngjyrën e pyjeve.
E di, atë fustan
prej vitesh e mbaj të veshur në kohën e kryer.
Kjo dremkë e lehtë e natyrës!
Hallakatjet e mia disiplinohen aty
dhe zbutem; bëhem sfungjer.
Mungesa ime e përqendrimit.
E kam lënë veten të lirë.
Kam qenë e ashpër me të.
Rreth e rrotull meje
një gardh me shpina të kthyera prej kohësh.
Kotja e dorës time nëpër gëzofin e maces
dhe këto mendime pa vlerë,
kjo është vjeshta.








Comments