top of page

AQIF PASHA ELBASANI PERSONALITET I NDRITUR I KOMBIT SHQIPTAR


Aqif Pasha Elbasani

108 VITE PAVARËSI


Në historinë e Kombit Shqiptar meriton Nderim dhe Respekte Atdhetari Shquar Aqif Pasha Elbasani, i cili mbrojti me guxim Qeverinë e Përkoheshme të Vlorës duke treguar atdhedashurinë më të flaktë për Atdheun tonë. Ai mori pjesë aktive në njërin nga vektorët më të ngjeshur të historisë shqiptare, gjatë të cilit sharmi i rezistencës kombëtare ndaj zulmës asimiluese e denigruese të agresorëve tanë historikë u rrit në përmasa unikale, duke kulmuar me aktin e Pavarësisë dhe përpjekjet sizifiane të shtetit të parë shqiptar, për të qenë një shtet i të gjithë shqiptarëve, pa mure dhe kufij ndasishë bredapërbrenda tyre. Kam lexuar dhjetra telegrame, letra të Figurës së Shquar Kombëtare Shqiptare Aqif Pasha Elbasani të cilat janë jo vetëm me përmbatjte të lartë atdhedashurie, por janë poema historike dhe tregojnë kulturën e këtij Atdhetari të Madh që kishte në zemër ideologjinë e Shqiptarizmës. Aqif Pasha Elbasani në një dokument me anën e së cilës vë në dukje veprimet e drejta të Ismail Qemalit në drejtimin e Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës : shkruante :

” Sa për Vlorën, respekti që ka Elbasani kundrejt Ismail Qemal Beut rrjedh nga shkaku se Ismail Beu vrapoi e u bë udhëheqës për të shpëtuar Shqipërinë, kur Shqipëria ndodhej midis zjarrit që e rrethonte nga të katër anët dhe sa ishte mundur pati sukses. Elbasanasit nuk janë të detyruar të mbrojnë njerëz që do të jenë kundra atdheut. Elbasanasit deklarojnë se duhet të dihet e vërteta, cila është në dobi të Atdheut dhe cila është në dëm, po që të dalë në shesh e vërteta duhen të këmbehen dhe të rrihen mendimet. Situata e sotme e Shqipërisë nuk lejon përçarie dhe sidomos tani, që Komisioni është duke nisur nga puna për caktimin e kufirit. .”.. 2 tetor 1913

Aqif Pasha Elbasani pas shpalljes së Pavarësisë, me ushtrimin e detyrës së Prefektit të Elbasanit, u përpoq të forconte pozitat e Qeverisë së Parë Kombëtare, duke e shndërruar Elbasanin si mbështetjen kryesore të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, e drejtuar nga Ismail Qemali.

Aqif Pasha Elbasani u bë kontribuesi kryesor në organizimin e kryengritjes së përgjithshme për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, duke u vënë pa asnjë hezitim në krah të Ismail Qemalit. Ai miratoi që në fillim, pa asnjë mëdyshje, në unitet të plotë, planin për organizmin e Shpalljes së Pavarësisë dhe atë të organizimit të shtetit të ri shqiptar. Më 25 nëntor, Aqif Pasha Elbasani, bashkë me patriotët Lef Nosi, Qemal Karaosmani, E. Jorgaqi, F. Papajani e të tjerë, ngriti flamurin në qytetin e Elbasanit, duke i treguar pushtuesve serbë “se kishin shkelur në viset e Shqipërisë së pavarur”. Aqif Pasha Elbasani është bërë i njohur si besnik i qeverisë së Vlorës dhe veçanërisht i Ismail Qemalit . Ai e përjetoi me dhimbje ndarjen e trojeve shqiptare dhe nuk u kursye për t’iu kundërvënë armiqve të kohës. Korrespondenca në muajin e pavarësisë me Vlorën tregon angazhimin e tij që gjithçka të shkojë më së miri dhe flamuri të ngrihej. Në një telegram që ai i drejton Xhemil Beut në Vlorë i shkruan: “Përfaqësuesit u zgjodhën. Nesër do të nisen për në Vlonë. Siguroni punën nëpër qytetet e tjera”.

Aqif Pasha Elbasani gjithashtu komunikon me qytetet e tjera. Në një telegram drejtuar kryesisë së Bashkisë në Starovë, ai i sugjeron të dërgojnë dy përfaqësues, një të krishterë dhe një mysliman në Vlorë. Madje në këtë korrespondencë del se tre përfaqësuesit e Ohrit dhe të Strugës janë nisur bashkë me ato të Elbasanit.

Aqif Pasha u bë një nga këshilltarët e ngushtë të Ismail Qemalit si në politikën e brendshme e të jashtme ashtu edhe në krijimin e organizimin e administratës shtetërore së bashku me forcat e armatosura. Një jetë e tërë në shërbim të pavarësisë dhe lirisë së Shqipërisë , duke i bërë nder jo vetëm në punët e brendshme, por ishte i pranishëm edhe ndaj faktorit ndërkombëtar, të fqinjëve dhe më gjerë.I patundur deri në fund, kjo figurë dha një kontribut të jashtëzakonshëm dhe të veçantë në çështjen kombëtare shqiptare..

Midis te tjerave Ismail Qemali i shkruante Aqif Pasha Elbasanit :

Sikur të gjithë shqiptarët të ishin më patriotë dhe ta çmonin më tepër mbrojtjen e dinjitetit kombëtar, ahere nuk do të largoheshin nga bashkimi midis tyre përpara Europës që vëzhgon punët tona më të vogla, dhe do ta ruanin me durim ekzistencën tonë kombëtare, sidomos tani që ky bashkim është i nevojshëm më shumë se kurrë sepse nëpër këtë do të siguronim dhe do të ruanim atë formë qeverimi që na lypset. Sidoqoftë, ne këtë kohë transformimi, historia do të dijë të dallojë patriotin nga tradhtari dhe do t’i caktojë secilit vendin e vet…se ç’vend do të kem unë në histori këtë nuk e di. Sa për Ju , Emri juaj i Shkëlqyer si patriot , do të mbetet i shkruar në faqet e ndritura të historisë sonë. “ 23 nentor 1913

Aqif Pasha Elbasani mori pjesë dhe ishte organizator i Kongresit të Lushnjës më 1920 dhe për merita atdhetare, u zgjodh njëzëri kryetar i tij. Është autor i telegramit dërguar Fan Nolit, në 1920, ku e ftonte atë dhe të gjithë patriotët e tjerë shqiptarë në Amerikë, të mendonin, bashkëpunonin dhe të vepronin për një Shqipëri të bashkuar

Qatip Mara

Nju Jork 25 nëntor 2020


61 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page