top of page

Apasionata


Astrit Lulushi



“Partia ime, dhe s’ka tjetër”. Të paktën kështu po edukohet rinia. Mendojnë pluralizëm dhe kërkojnë sistem të përherëshëm një partiak. Sikur nuk e kanë provuar; vendi i tyre më shumë se kushdo. Nuk e dinë? Të interesohen të pyesin. Asnjë rrezik që rrjedh nga kjo mendësi nuk mund të konsiderohet i qartë, përveç nëse ndodhja e së keqes së kapur është aq e pranishme sa mund të ndodhë para se të ketë mundësi për debat a votime. Vetëm një rast urgjent mund të justifikojë shtypjen, thonë teoricienët. Por që kur duhet rënë dakord me njerëzit për t'i mbrojtur ata nga padrejtësia? Ky është paradoks. Qeveria duhet të jetë ajo që duhet t’i mbrojë. Fshehja është fillimi i tiranisë së pushtetit. Dhe konspiracione shtetërore po ndodhin. Ministri thotë se e dinte dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte; Kryeministri niset për të siguruar vaksinën për popullatën dhe përfundon duke vizituar ekspozita pikturash. Dhe lajmi i rremë vjen se u takua e bisedoi në Nju Jork me kreun e Pfizerit....sigurisht për pikturat e veta, siç bëri në Romë a Berlin. Me talentin që ka, gjithmonë i duhet “dora e ngrohtë”.

9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page