top of page

ANTICOVID


ANTICOVID (cikël me poezi) Nga Përparim Hysi 1. E hodhën apo jo? E hodhën,s'e hodhën? Tani u bë fakt S'dihet pse e sollën (u ardhtë një mandatë!) Na e sakatosën jetën(na vunë nën terrror) E përçudnuan shkencën dhe presin veç"therorë" Do vdesin kaq,do vdesin në vazhdim... Jam nxehur aq, me të gjithë këta "përçmimë" S'janë qenie njerëzore, por janë përbindsha Bota u kthye në"krematore",nga qenie si bisha. Nuk kanë fytyra, por kanë syrretër Të zë mynxyra nga këta"lugetër" Nga këta lugetër që i tremb dielli O ZOT, mos i fal! Të gjithë t'i presë FERRI! I vunë"mëgojëz"botës si kuajëve në karrocë Të luan çargu i kokës,në botë gjithë ky kaos E vranë dashurinë,sikur në vena s'kemi gjak Mbi hundë e kam neverinë dhe nuk e kam pa shkak. Tiranë, 16 nëntor 2020


2. SARS... Me ritme galopante, tinëzisht po vret Kjo sëmundje e rrzikshme,ardhur nga AZIA! Është aq e frikëshme , sa shkakton rrëmet Ilaçi nuk po gjendet (në alarm tërë shëndetësia)


Ka rënë në HON KONG dhe në SINGAPUR Por dhe në një vend të madh si në KANADA! Globi është "tkurrur" nga kjo sëmundje"dinosaur" Se kudo që bie,shkakton hata.


Unë nuk e bëj si prifti që të them:- Larg, nga shtëpia ime! Pres me nerva të tendosura që virusi më mos vrasi Nëse për këtë sëmundje,nuk shpiket ndonjë lloj vaksine Përmasat e viktimave, botën do të tromkasi.

Floria, 28 prill 2003


3.Më duket Më duket se ksenofobët e hodhën këtë farë të keqe Dhe gjithë botën e futën në kaos Njerëzimi mbarë katandisi si zogjtë në leqe Siç vuajnë marinarët mbi një anije që jep sinjalin "sos".


"Dreqërit" për vete nuk kanë fytyrë dhe na imponuan maska Ata, që të gjithë janë"vampirë" që duan vetëm "gjak" Luajnë me liritë e njerëzve si në "Ballot me maska" Dhe sa për mua, për këta vampirë,FERRI DANTESK është pak.


Deklarojnë pa turp,se bota nesër do jetë tjetër Pothuajse ia arritën qëllimit të tyre, të ndyrë. Po "tjetër" do jetë, po nuk i mbytëm këta "dreqër" Që i tremb drita e diellit dhe sjelin mynxyrë.

3 gusht 2020


3. Dal dhe hyj në shtëpi

Dal nga shtëpia dhe jam"krejt tjetër" Ikarnacioni i veshjes sime: shpërfytyrim! Po "kërcej një valle të re" në moshë të vjetër ( Nuk më njeh më dikush si Përparim?!!!).


Kam një goxha maskë si hallka përmbi hundë Mbi kokë një"republikë made in kauboj" Askush nuk më njeh,kur më takon në rrugë Ia arritën"vampirët" që të na bëjnë"tjetërsoj".


Nuk të afrohet njeri,se e zë"kolera" Kolera coron alias covid Më askush nuk troket tek dera Deri kur... apo në një kohë iks! Sa i lirë qeshë, aq jam i prangosur Pranga të vërteta made in pandemi Nga dalloj më nga një i burgosur? Të vranë e të sakatosën,e bukura liri.


1 gusht 2020


4. Aktualitet Kot që dal jashtë(askush nuk më thotë mirëmëngjes) Të gjithë me maska dhe ngarkuar me stres Unë eci vetëm dhe shoh rreth e qark Na i sakatuan jetën, ca njerëz që duan "gjak" "Këtë" far kush e mbolli,e pagoftë me kokë Si nga FERRI doli dhe tramaksi një botë Me mijëra në spitale, me mijëra po vdesin Jetojmë si në alarme,sikur"kataklizmën" presim.


7 korrik 2020

5. I alarmuar Dal nga shtëpia, i alarmuar: - Do të marrësh ndonjë infeksion?!!! Flet imeshoqe, tepër e shqetësuar Unë:-Kam vënë maskë dhe më mbron?!!! Epo tërë ditën nuk rrihet brënda Sikur të jem i prangosur Dal po sikur do më zërë cërma Aq nga nervat jam i cingrosur. Katandisëm si fëmijë që duhemi mbajtur prej dore Vërshojnë si lumë njëmijë këshilla Ti "vampir" që këtë farë të keqe mbi botë e mbolle Mos të të zërë dita!


28 korrik 2020


6.Përsëri Përsëri në gjendje alarmante:

-Virusi do jetojë mes nesh! Ia arritën ca mendje aluçinante Që këtë botë ta bëjnë përshesh.


Shkencëtarët u kthyen në astrologë Flasin si " E ëma e Zeqos nga maja e thanës" Politikanë dhe shtetarë demagogë Bëjnë sikur kërkojnë"Fillin e Arjanës".


Flasin kush e kush, rampa-përtampa Secili nga shkecëtarët të tijin "defter" Vaksina... aha vaksina(premtojnë veç përralla) Dhe ua bënë njerëzve në botë, mendjen erë.

Kështu si"kërcen prifti nga belaja", vazhdon kaosi Askush në këtë"luftë" nuk është imun. Vetëm ZOTI të vëjë dorë dhe "këto vemje" të shfarosi Që botën kërkojnë ta kthejnë në krematorium.


Tiranë,17 nëntor 2020

9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page