top of page

ANTI ANDRIY VITRENKO


ANTI ANDRIY VITRENKO *

(pamflet)

Nga Përparim HYSI

Unë nuk e di a do arrijë ky pamflet imi deri tek ju. Sidoqoftë,unë nuk mund të heshtë dhe mos ngre zërin tim kundër një vendimi fare përçud që mban firmën tuaj. Kur PUTINI sulmoi UKRAINËN unë jo vetëm nuk heshta,por shkrova tri poezi ku mbështetja luftën e drejtë të popullit të UKRAINËS për të mbrojtur tërësinë territoriale. Jo vetëm kaq,por e jetoj intensivisht këtë luftë që,sado larg ATDHEUT tim,SHQIPËRISË, më duket se është fare afër: mu në prag. Jam me UKRAINËN dhe dua që dafina e fitores të vihen mbi ballin e bardhë të një populli që lufton për liri. Popujt nuk duan luftë dhe,sidomos, ne njerëzit e thjeshtë mezi e presim DITËN E MADHE TË PAQES që,sado të vonojë, së afërmi do vendoset. Arsyeja që po bëj këtë pamflet kundër jush,ka një shkak madhor. Jam i revoltuar kundër jush,se kini nxjerrë një vendim fare përçud dhe,në gjykimin tim,shumë banal: Ju kini vendosur që të hiqet nga qarkullimi (në biblioteka.librari,shkolla) libri"Lufta e Paqa" të LEON TOLSTOIT se evokon luftën heroike të popullit rus kundër NAPOLEONIT!!! Ju jini Ministri i Edukimit dhe Shkencave dhe,sa vura re në jetëshkrimin tuaj, jini DOKTOR në Ekonomi dhe ndoshta gëzoni atribute të tjera që unë s'i njoh dhe ky është faji im, por sado i ditur të jini, kini marrë një vendim që përdhos gjithë dituritë tuaja(ndoshta gjithëformuese) dhe urrejtja që kini për një autor që hynë në më të mëdhenjtë e botës jo vetëm nuk qëndron,por u kthen në njeri mediokër dhe fare të vogël. XHOJSI thotë diku: "Kur urrejtja nuk ka shkak,protagonisti vuan nga ulçera në tru". Kur e gjeta këtë thënie të XHOJSIT,kërkoja dikë që të ketë"ulçerë në tru" dhe mendoj se e gjeta. A mund të shpjegosh,ç'përfitim do ketë populli i UKRAINËS nga një vendim i tillë? Duke marrë një vendim të tillë, ju fyeni jo vetëm popullin rus,por miliona dashamirës në botë të LEON TOLSTOIT. Meqë i ke hyrë kësaj beteje"donkishoteske", atëherë nxirrë nga qarkullimi gjithë ç'ka shkruar NIKOLLAJ GOGOL,ky ukrainas që të gjithë librat e tij me aq vlerë i shkroi në gjuhën ruse!!! Me këtë vendim, në gjykimin tim,ju hyni në radhën e atyre intelektualëve që,PAUL JOHNSON,i përcakton kështu:"... tek shumë intelektualë,ekziston një lloj klimaksi shkatërrues: një menopauzë cerebrale,të cilën mund ta quajmë:ikja e arsyes!". Asgjë nuk humbet LEON TOLSTOI nga ky vendim si në kohën e inkuizicionit, por ju kini hedhur katran mbi gradat dhe titujt shkencorë që mban. Ju harroni një gjë me shumë domethënie:njerëzit vlejnë më shumë se një vendim abstrakt apo një ide absurde. Më vjen keq që këtij vendimi paranojak nuk i tha :ndal,presidenti ZELENSKI që vjen nga fusha e artit. Sa vlerë ka thënia e PAUL JONSON,kur lëshon thirrjen:"Të ruhemi nga intelektualët". Dhe vazhdon:"... ata duhen mbajtur larg nga levat e pushtetit dhe duhen parë me një farë dyshimi,kur pretendojnë t'i japin këshilla kolektivit". Kurrë nuk është vonë për të koregjuar një veprim përçud. Çfarëdo veprimi që të bësh, një ditë ti do të harrohesh dhe LEON TOLSTOI jo vetëm me"LUFTA E PAQA",por me tërë veprat e tij do kujtohet,edhe nga ukrainasit.

*ANDRIY VITRENKO-ministri edukimit dhe shkencave të Ukrainës.

Tiranë,13 qershor 2022

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page