Anila Toto: Fatmir Terziu është një zë i fortë i penave të kohës
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 15, 2025
- 1 min read

E lexova me shumë kujdes dhe e prekur "Fjalën e Lirë" të Albert Habazaj tek z.Fatmir Terziu!
I falënderoj të dy! Gjithmonë z Fatmir Terziu ka hapur dyert për krijuesit dhe është një zë i fortë i penave të kohës. Me një investim patriotik përfaqëson atë elitë krijuese për shqiptarët kudo në botë që i bën ata të vlerësuar e ekzistentë!
Sinqerisht duke e lexuar u ndieva sikur lexoja për dikë tjetër që të mundesha ta perceptoja, pranoja dhe sytë gjithsesi mu mbushën me lotë.
Një buzëqeshje më shoqëronte për atë pjesë që Berti, edhe pse, jo vetëm që ka dhënë një rol të madh në organizimin, vlerësimin dhe respektimin jo vetëm të krijuesve vlonjatë si drejtues I bibliotekës pranë Universitetit "Ismail Qemali" Vlorë, por mbarëkombëtarë, edhe tashmë na vlerëson dhe kujdeset për krijimtarinë tonë, si qytetarë, si krijues, si njerëz. Natyrisht ndiej një peshë, një faj . Pasi disa herë Berti më pati propozuar të promovojë krijimtarinë time në Bibliotekën e Universitetit së bashku me një mike të vyer poete që kemi aty! Mirëpo nuk u realizua dot, e më mbeti edhe mua peng.
Por sot duke lexuar këtë artikull, analizë, këtë shkrim kaq të vyer biografik dhe studiues mbi krijimtarinë time modeste, mu mbushën sytë me lotë dhe e falënderoj nga zemra për atë çka lexova, për atë si u ndieva dhe investimin studimor të Bertit për librat e mi! Faleminderit nga zemra Albert Habazaj dhe Zoti të bekoftë për atë çka e bën me shpirt, pa asnjë lloj interesi dhe me një botë të madhe, duke u dedikuar profesionalisht dhe artistikisht për çdo krijues të qytetit tonë!
Me respekt Anila Toto!









Comments