Anila Toni: POEZI...
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 3 hours ago
- 1 min read

Anila Toni: POEZI
NGA ANILA TONI
PO TE ISHIM LULE?
Sa mirë
Qe nuk jemi lule
Besomë
Degjomë
Sa mirë!
Do të endezoheshim
Aromën krejt do na merrnin
Do na kepusnin ...
Dhe do të vyshkeshim pak nga pak
Dhe do të na flaknin...
Pa pasur meshirë aspak!
Do të bashkoheshim
Sa friknaje?
Vetem në distance
Me rrenjë në tokë
Pa këmbë ...nuk do ecnim
Pa krahë
Do të ndalja në tendin prag ...
Po të ishim lule, dije
Nuk do të kishim duar
Nuk do të kishim sy
Nuk do të derdhnim lotë
Nuk do të kishte buzëqeshje
Nuk do të kishim limfa gjaku
Nuk do të kishim buzë
Nuk do të kishim shpirt
Të shkriheshim bashkë,
Përjetësisht...
FËRSHFËRIMAT
Nepër pyll e shkretëti
Hëna shket në lis e plepa...
Një Drenush e strukur rri
Nis ta shoh,
Nis ta ndjek
Me hap të lehta ....
Fryn ajri që më deh
Dhe fërshfrimat...
Si një simfoni e lehtë ...
Dhe të duket se asgjë
Asgjë nuk fle...
Degë e fletë...fletë e degë
Gjer përdhe.







Comments