top of page

Angazhim i shkëlqyer me katër nga anëtarët e ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së


Angazhim i shkëlqyer me katër nga anëtarët e ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së


Përfaqësuesi Special i Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt dhe Ministri i Shtetit (Ministri për Azinë Jugore, Kombet e Bashkuara dhe Komonuelthin), Lord Tariq Mahmood Ahmad i Wimbledon shkruan në Twitter:

„Angazhim i shkëlqyer me katër nga anëtarët e ardhshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Shqipërinë 🇦🇱, Brazil 🇧🇷, Gana 🇬🇭dhe Emiratet e Bashkuara Arabe 🇦🇪 se si mund të punojmë të gjithë së bashku për të siguruar që @OKB 🇺🇳 të vazhdojë të mbështesë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare rreth #UNSC2022“.

Në foton e publikuar me këtë rast bie në sy dhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në MB, SH. T. Qirjako Qirko. Lord Ahmad është Ministër për Azinë Jugore, Kombet e Bashkuara dhe Commonwealth në Zyrën e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit (FCDO). Ai u emërua për herë të parë si Përfaqësues Special i Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt dhe si Ministër i Shtetit për Komonuelthin dhe Kombet e Bashkuara më 13 qershor 2017.

50 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page