top of page

Ambasadori Qirko viziton “Shqipëria në Panairin e Turizmit” në Excel të Londrës


Ambasadori Qirko viziton “Shqipëria në Panairin e Turizmit” në Excel të Londrës

Fatmir Terziu


Sot në Excel të Londrës nisi ngjarja më e madhe vjetore e Turizmit, Udhëtimit dhe Teknologjisë. Në këtë eveniment që nissi sot më 4 Nëntor 2019, mori pjesë edhe Shqipëria me një stendë, ku në përbërjen e saj janë operatorë privatë të Turizmit dhe përfaqësues të tjerë të kësaj industrie që tashmë po rritet prej vitesh në Shqipëri.

Stendën e Shqipërisë e vizitoi dhe u interesua sot nga afër, Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në MB dhe Republikën e Irlandës, SHT Qirjako Qirko. Ambasadori Qirjako Qirko kaloi në të gjitha paraqitjet dhe u interesua nga afër edhe për ndonjë mundësi ndihme në lidhje me të pranishmit.

Shqipëria është mes disa qindra vendeve pjesëmarrëse në Panairin e Turizmit në Londër, që sikurse e cituam është një ndër ngjarjet më të rëndësishme të këtij sektori në botë. Ky është viti i 24-të radhazi që vendi ynë ka stendën e vet në këtë panair. Të gjithë operatorët pjesëmarrës në këtë edicion kanë sjellë në vitrinën botërore të turizmit bukuritë natyrore të Shqipërisë, broshurat, pamjet dhe çmimet konkuruese. Evenimenti i prezantuar vite më parë, është konsoliduar dhe identifikuar më së miri nëpërmjet prezantimeve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit, në bashkëpunim me operatorët turistikë vendas. Ky panair mbarëbotëror, në këtë edicion të 74-të të tij është vizituar nga më shumë se 82 mijë vizitorë dhe mbi pesë mijë subjekte të industrisë së turizmit, ku 97% e blerësve turistikë deklarojnë se kanë gjetur atë që kërkonin. Sipas informacioneve mediatike, vetëm në ditën e pare të panairit u realizuan rreth 85 mijë kontakte të reja mes shitësve dhe blerësve të ofertave të ndryshme turistike.

Gjatë tre ditëve, industria e udhëtimit bashkon pothuajse 5,000 kompani ekspozuese, teknologji dhe kompani të sektorit privat për të gjetur dhe rrjetuar me 51,000 profesionistë udhëtimesh, blerës të industrisë kryesore, gazetarë, ndikues digjitalë, studentë dhe ministra të turizmit. Kjo ngjarje e gjallë ofron mundësinë për të zbuluar botën nën një çati dhe të frymëzohet nga drejtuesit e industrisë duke diskutuar tendencat, çështjet dhe risitë në industrinë e udhëtimit.


23 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page