Ambasadori Alistair King-Smith paraqet letrat kredenciale




Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta pati sot një takim të përzemërt dhe një bisedë të hapur me SH.T. Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alistair King-Smith, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Presidenti i Shqipërisë u shpreh „Shpreha mirënjohjen e thellë për ndihmën e vyer që MB ka dhënë në vazhdimësi për Shqipërinë dhe për rolin e saj konstruktiv në rajon. Nga ana e tij Ambasadori Alastair King-Smith është shprehur: „I nderuar të paraqes kredencialet e mia sot si Ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri. Diskutuam me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, si mund t'i zgjerojmë dhe thellojmë marrëdhëniet. Dhe rëndësia kritike e veprimit për Ndryshimin e Klimës dhe prosperitetin. Ka shumë gjëra që mund të arrijmë duke punuar ngushtë së bashku.“



11 views0 comments

Shkrimet e fundit