top of page

ALI HOXHA NJË SKËNDERBEGAS DIBRAN


Abdurahim Ashiku

ALI HOXHA



Skënderbeu, Gjergji i Gjon Dibranit, është vënë në teh të “lopatës e shatit”. “Lopatësit” vazhdojnë të hedhin dhe, gurë e pamela mbi varrin e tij historik, kurse “shatistët” mundohen ta tërheqin për vete edhe pse as gjaku, as gjinia, as vendlindja, as betejat, (nga e para në vendlindje (Torviolli) e me radhë 17 të tjera në hapësirën dibrane (nga 24 fituese në Krujë etj.) ia thyejnë tehun shatit të tyre pa bisht.

Ali Hoxha është prej Çidhne me rrënjë në Çidhnën e Skënderbeut që pas vdekjes së tij u shua, u dogj dhe u shkatërrua nga turqit osmanlinj, si hakmarrje për sfidën madhore që ai, Gjergji, në krye të shqiptarëve, u bëri ballë me heroizëm të pashoq dyndjeve më të mëdha e më barbare të kohës.

Ali Hoxha është historian, mësues që në hershmërinë e rinisë së tij, studiues i drejtpërdrejtë i bëmave të Skënderbeut në krahinën e tij dhe në mbarë Dibrën.

Ali Hoxha, si shumë studiues shqiptarë është i indinjuar për zërat e përhapur se e të ëmën e Gjergjit, Vojsava Tribalda, e kanë nxjerrë serbe !!!

Ali Hoxha sulmet ndaj Skënderbeut dhe nënës i quan “jo të rastësishëm me koordinimin e veprimeve ndërmjet “pushtuesve të rinj”, të jashtëm e të brendshëm, të të ashtuquajturave kompani projektuese të HEC-it “Skavica” në këto dy dekadat e fundit, të cilët pak më parë se të publikonin kërkesat e tyre për të fituar tenderin e projektit “HEC-Skavica”, ata e kanë paraprirë me një fushatë shpifjesh në organet e medias për të denigruar figurën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut deri në atë shkallë duke i mohuar jo vetëm karakterin atdhetar të luftës së tij 25-vjeçare, kur e kanë quajtur “atlet të Krishtit” e “mbrojtës të krishterimit”, por duke i mohuar edhe origjinën shqiptare të tij dhe të prindërve (nënës së tij, Vojsavës).

Ali Hoxha, Skënderbegas dibran, në një:

“Replikë për origjinën e Skënderbeut”

Dhe në vijim studimi:

Karakteri atdhetar i luftërave të Skënderbeut, themelues i shtetit të parë kombëtar shqiptar

A. Ashiku

30 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page