Alfabeti i Heshtjes
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 19, 2020
- 1 min read

Alfabeti i Heshtjes
Fatmir Terziu
E njihja heshtjen. E njihja.
Alfabetin e Heshtjes nuk e dija!
Nuk e dija. Sa shkronja kishte,
sa të tjera mund të njihja?
E gjitha nga dhimbja, urtia, nga fjala
... nga poezia
nga e troshitura mes jetës së njerëzve
nga Ikja e Dhimbshme,
Alfabeti i Heshtjes më mbeti si nusja e ditëve të para,
ndaj struket dhe fsheh sekretet e palexuara
pas dritës,
më tutje dritë bën dhe në errësirën e madhe
kur nis e lexohet me frymën e Frymës,
kur hesht në vetminë që mpaket
ku mund të rrëfej pa zë
Botën pa kufij,
pa urrejtje,
ku do të thotë të metosh i çlirtë prej mendjes
përmes dritës në errësirën e ndritshme...
... ky ishte, është dhe mbeti Fjalori i Heshtjes.
Shenjtëria e Fjalës në ikjen e Atjetejshme.
Pajtim Xhelo
E veçantë, komplimenti!
Timo Merkuri
Shume e bukur, shume e ndjeshme. Rruga e dhimbjes paska dhe shtigje te trendafilta. Urime.
Vedat Shehu
Alfabetit te heshtjes dhe te shkrimit te Shqiptarise, lavdi, i dashur dhe inderuar Fatmir Terziu.
Mirela Çërraga Karabina
Alfabeti heshtjes...
Tatjana Serreqi
Perjetesisht ne zemren tende, babai, permes kujtimeve te bukura te perjetuara se bashku, Fatmir. Te pershendes