Albert HABAZAJ: PËRSHPIRTJE PËR VLADIN
- Jul 27, 2025
- 1 min read

Muzikantit, pianistit të talentuar dhe pedagogut të shumë muzikantëve të rinj
Albert HABAZAJ
Iku pa buzëqeshur
Dhe s'u kthye më,
Malli na ka tretur
Shqetësimi s'na lë.
Na vështron së larti
Mirësia dhe arti,
Prejardhja dhe fati
Nga Mëma dhe Ati.
Vladi është muzikë,
Në pianon e tij,
Kush tha që ka ikë
Prapë do të na vijë.
Nuk lindin dy herë
Njerëz - mjaltë e nder,
Do të ketë të tjerë
S'besoj me kaq vlerë.
Qeshur në kujtesë
Ditë vere e bukur,
Sytë e tij - një shpresë
Shpirt i pakëputur...
Pa buzëqeshur iku
Meteor korriku,
Cigaren s'e fiku
Kafen sa e ciku...
Ndritshmërisht me ne
Me yjet, shpërndan re.

Vlorë, e shtunë 26.07.2025









Comments