top of page

Albert HABAZAJ: PSE POETI I VLORËS HIQMET MEÇAJ HESHT BURRËRISHT DHEMBSHUR?!

ree

 Miq të dashur! Ju uroj shëndet dhe mirësi. Më duket se Vlora dhemb e lënduar në shpirt ndaj shpërfilljes që i bëhet Poetit të Vlorës Hiqmet Meçaj. Ndërkohë, i biri i tij, Andi, me Universtitet, poet i mendimit të thellë, madje dhe piktor pastron kazanët e plehërave, se plehrat me kollare të dhjamosur e pushtet të qelbët nuk i gjetkan një punë të ndihet me dinjitet njerëzor. Kur e pashë nga dritaraje autobuzit, më ngjau me të por nuk u besova syve. kur e takova , më tha po, pastroj kazanët e plehrave të qytetit. U rrëqetha e sa nuk ia plasa të qarit nga dëshpërimi që s'kam fuqi e pushtet ta ndihmoj atë djalë flori. Të bëhesha një reminishencë migjeniane. Po kurrë nuk i kam kapur për cep të xhaketët këta politixhinjtë e pushtetarxhinjtë tanë. Unë jam pensionist e fjalën kam, nuk ma heq dot kurrkush. 

Kështu qenka shkruar, të dëlirët poetë me shpirtin flori të jenë përballë hipokritëve që kanë shpirtin me varakë lyer, Edhe fytyrën.

Jam i shqetësuar me këtë indiferncë poshtëruese ndaj poetit Hiqmet Meçaj dhe ndaj të birit Andi Meçaj. Mbase ky publikim do t'i bëjë me turp këta dhe të reflektojnë për mirë.

Miqësisht, Alberti

 


ree

VLORA DHE POETI …

 

PSE POETI I VLORËS HIQMET MEÇAJ HESHT BURRËRISHT DHEMBSHUR?!

 

Albert HABAZAJ

 

Shkruesit e vargjeve shtohen pa rritur si shkurret

Poetët e paktë, si bredha të bukur, të lartë,

Lukunia e shkurreve qelqit digjital turret

S’ka më doganë të merret me shkrimin e artë.

 

Poeti ynë hesht burrërisht dhembshur

Për qytetin eshtragërryer në furtunë,

Për shtetin tonë liridashës çapaçul i shkulur

Për djalin e tij me universitet, poet e pa punë.

 

E… shpirti i tij pashfaqshëm çarë më dysh

Brenga mban sa mban barku i këtij dheu,

Ka të drejtë me pashë të na thotë: “Hiqmuni sysh!”.

Tek qartësonte imazhin tonë mjerisht të zbehur.

 

Ç’ qytetarë të përndritëruar jemi të qytetit,

mirë firmë e vulë, por nuk kemi as zë fare,

detashment me frymë drite për vendin e poetit

po s’u bëmë, na hëngrën krokodilët me kollare.

 

Mua më vjen turp të takoj Hiqmetin në Vlorë,

Dhe malin, dhe lumin sikur mbaj mbi supe,

Djali i tij pastron qytetin nga mbeturinat, kur ca të gjorë

Të paturpët hanë bukën e ditës me turpe…

 

ree

[Vlorë, 17 Nëntor 2023]


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page