Albert HABAZAJ: LLIXHAT NË MALËSI TË ELBASANIT
- Sep 16, 2025
- 1 min read

Në hotelin kurativ "Kuqja"
Me familjen unë vij çdo vit,
Këtu shërbimi njerëzor si burbuqja
Çel e zbukurohet çdo ditë.
Dallon nga të tjerët, pa u mburrur
Ndaj them Hotel "Kuqja" është i pari,
Kaq mirë e bukur e kanë selitur
Familjarisht Çim Kuqja dhe Behari.
Janë dy vëllezër, që personelin
E kanë shembullor, për t'u patur zili,
Asllan Kuqes i përjetësojnë emrin
Dhe me humanizëm falin mirësi.
E ngritën punën mbi truall tradite
Me ndershmëri e djersën e ballit,
E unë u shkruaj me mesazhe drite:
Mbarë u shkoftë Çimit e Balit!
Se është aq e madhe zemra e tyre
Dhe shpirti i tyre është aq i gjerë,
Këtu është një galaktikë me yje
Që mund të futet Shqiptaria e tërë.
Se Llixhat e Çikalleshit janë hyjnore
Dhe "Kuqja" është Perëndi e shërimit
Këtu mirësinë e merr për dore
Në krahët e pastër të gjelbërimit.
Unë vij nga Vlora, si në shtëpinë time
Këtu, sipër në Malësi të Elbasanit,
Se kanë fjalën sa njëmijë mjekime
Kanë bekimin e babës, doktor Asllanit.
Për të mirë të tyre, për shëndetin tonë
E paçin këtë kapital për jetë!
Dhe brez pas brezi ta gëzojnë
Qetësia jonë është testament
MIRËNJOHJE NGA VLORA
familjarisht
MSc. Albert Habazaj









Comments