top of page

Albert HABAZAJ: Lirikut Hiqmet Mehmetaj

ree

 

 

POETI I TINGËLLIMAVE

 

Lirikut Hiqmet Mehmetaj

 

Nga Albert HABAZAJ

 

Shportën e vargjeve me frymë deti

Tek mbush poeti i tingëllimave,

Marrka uratë nga Sinqeriteti

Bekim nga vargmal i Vetëtimave.

 

Ky burrë i lartë si vargjet e tij

Ky burr’ i bardhë si shpirti në vargje,

I falet Poezisë si hirësi

 Lyen mjalt' hirësinë e një vajze...

 

Ç' magji paska Lirika e Hiqmetit

Që për peizazhin zemra na ndizet,

Po sikur ka vetinë e magnetit

E na e bën pjesëtar të familjes.

 

Poeti i mallit, labi nga Lumi

Ndër njerëz shkundi me fuqi mistike,

Dhe me dashuri të dëlirë shkundi

Polenin e luleve poetike.

 

Liriku sonte qetë thur sonete

Tek thith cigaren, ç' vargje tund në djepe?!...

 

Ujë i Ftohtë, Vlorë e hënë 22 Dhjetor 2025

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page