top of page

ALBANA ZANË


Ildije Xhemali

Përshëndetje SHPRESËS se KOMBIT tonë

ALBANA ZANË

Eja gjyshe të bëhemi zana Si NËNË Tereza falim DASHURI

Me shpatën e drejtësisë, tonit Skënderbe "Ndal" luftës ,Paqen sjell mbi dhe

Të mbjellim gëzim, t'thajm' t'hidhurin lot Tek fëmijt' sirian dhe kudo në bot'

Të shtohen shkollat, groposur droga Larguar të ligjtë, ndryshuar rrota

Bashkë me Shqiponjën, simbol lirie Me vllain kosovar, me plis mbi krye

Me t'nënës gjuhë, t'urojm çdo vërsnik Me më shum' shok', më shumë miq

Politikanët kthyer në fëmij' e xhuxh Ndotën dhe ajrin, mos t'duken askund

Me dlirësi t'drejtojm' vend e KOMB Të sjellim bashkimin, KOHA kërkon

A s'jemi pasardhës t'ilirëve pellazg Lirinë në shekuj ushqyer me gjak? !

Dielli, Hëna, shkëmbi e burri "Besa -besë",nën hijen e k'tij Flamuri!


19 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page