top of page

Ajet Serjani: GRUPI I TË RINJVE GJIROKASTRITË

ree

 

Qëndrojnë si kallinj të artë më këmbë,

Këngëtarët e zellshëm gjirokastritë,

Arjani me shokë nisin një këngë,

Këngë karakteristike nga të rinjtë

 

Vazhdojnë traditën e të parëve të tyre ,

Të Xhevat Avdallit me shokë,

Këngë e ëmbël prej natyre,

Që zbret si nga Mali i Gjërë,gjer poshtë !

 

Të thjeshtë, të çiltër,plot ëmbëlsi,

Të djegur nga malli i pashuar,

Zëra të këndshëm,plot nostalgji,

Që nga Kalaja,gjer poshtë në Virua !

 

Të thjeshta vargjet e tyre, plot freski,

Erë borziloku e trëndeline,

Plot dashuri nëne e bujari,

Erë manushaqe, erë dafine !

 

Kënga me krahët e shqiponjës fluturon,

Ligjëron me zërin e bilbilit,

Në bedenat e larta të kalasë jehon,

Lëmon barin e njomë të tërfilit !

 

Ecën si valët e lehta të detit,

Me qulehë e fustanella zbukuruar,

Si luftëtarë të një detashmenti,

Me ballë të qeshur,e këngë të shtruar !

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page