top of page

Ajet Serjani: Emigracioni



 

O shqipëtarë të mjerë,

Ç’bëtë ku kini shkuar,

O shqipëtarë të ndjerë,

Lavdia juaj ësht’ shuar ?!

 

Kush ju shtyn të ikni tutje,

Nga vendi juaj i artë,

Të ikni me shumë ngutje,

Nga ky vend,nga kjo parajsë !

 

Si ka qenë Iliria,

Si kanë qenë shqipëtarët,

Si ka qenë Shqiptaria,

Si kanë qenë shqipëtarët?!

 

Jo mir’ ,jo se nuk mohohet,

Lavdia e shqipërisë,

Jo mor’ jo nuk errësohet,

Lavdia e Arbërisë !

 

Emigrim,medet,medet,

Gjithë jetën emigrantë,

S’do ketë ndonjëherë ky shtet,

Zëmërmirë dhe zëmër artë ?!

 

U shpërndamë nëpër Evropë,

Ca në Itali ,ca në Angli,

Më të shumtët në Greqi,

U plakëm në kurbet,

Na u plakën vajzat dhe djemtë,

Nuk bëmë as jetë,as pasuri,

U bluam në halle e vështirësi,

Pa përkrahje ,pa ndihma,pa njeri !...

38 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page