top of page

AH LISAT ...LISAT U THYEN!


Faruk Myrtaj

AH LISAT ...LISAT U THYEN!

Dy fjale për Preng Maca


Preng Maca

Imazhi i Preng Maca është i një shtatlarti në rrugë të pa-shtruar, të shumtën maleve. Takon njerëz, kam idene se edhe ai si unë nuk ua di emrat luleve andej, moti prishet e kthjellet andej nga shkon Prenga... Bisedon me të tjerët për gjëra që ata jo gjithnjë ia marrin vesh, mbase s'kane rendesi per ta, por ai vazhdon të mendoj me zë: edhe kur pandehin se flet me veten... Keshtu ia lexoj poezite.


Atdheu


Atdheu im i pushtuar prej ...ikjeve! cili Zot të mallkoi pasi të krijoi dhe të la përgjithnjë me varkën e Noes brigjeve?!


Stuhia


stuhia filloi. qiejve, retë e egërsuara, mes vetetimave dhe gjëmimeve, u kapërthyen... në pyll ndodhi gjithçka! pishat u përkulën gjer në tokë dhe jetuan, por lisat, ah lisat!... u thyen!


Kur të iki


kur të vdes, jam i bindur, në vdekjen time do të vijnë të gjithë ata që më deshën dhe s'më deshën ( në vendin tim respektohen shumë të vdekurit.) ata që në të gjallë nuk më deshtën, ndoshta, do m’i lavdërojnë poezitë, gjoja…shpirtin tim të madh..

do thonë gjëra, që nuk i thanë kurrë më parë, në të gjallë, pastaj do të ma vënë dorën lehtë mbi ballë, duke dyshuar pak në vdekjen time.

Tamam atë çast, nga inati do të mundohem ta hap një sye t’ i tremb duke u shtirur, sikur...jam gjallë!


Tinguj


... sa herë mundohem të mbaj zhurmën fshehur, krejt çfarë ndodh në mua dëgjohet...jashtë!

Rrëfim

kur të shkosh në kishë e të rrëfehesh tri gjëra duhet të numërosh të jenë gati...

prifti, ti, (i penduar) dhe të kesh me vete, në shpirt, njeriun, karshi të cilit ke bërë mëkatin.


Pikepjekje


më prit tek e ardhmja, nëse e kalon të tashmen dhe ke në shpirt akoma të shkuarën, si një ylber shirash tëgëzuar!


Dyqane lulesh


Tek rruga ku kaloj çdo ditë janë dy dyqane lulesh njeri me lule të vërteta, tjetri me lule artificiale.

dyqani me lule artificiale ka blerjen më të madhe...


Leksioni


mbaj mend mësuesen e vitit të katërt hyri në klasë, na përshëndeti ngohtë, na vështroi ëmbël të gjithëve çdo gjë atë çast na u duk ndryshe. u afrua pranë dërrasës së zezë dhe shkruajti me germa të mëdha fjalën LIRI....


Mësuesen nuk e takova kurrë më as Lirinë askund nuk e takova...

24 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page