top of page

AGOLLI dhe KADAREJA



Nje postim i detyruar per Nipin dhe Mbesen.

AGOLLI dhe KADAREJA

Shqiperia ne socializem ka patur dy shkimtare te medhenj ndihmes besnike te Partise se Punes se Shqiperise ne edukimin komunist te klases puntore, fshataresise dhe Inteligjences popullore: Ismail Kadare pa teser partie dhe Dritero Agolli me teser partie.Keta jane ndoshta pa dyshim dy figurat me te spikatura te realizmit socialist. Ne Demokracine qe erdhi ne vitin 1991 Kadareja u kthye ne disident demokrat "post mortum" te ish socializmit me arratisjen spektakolare ne Paris ndersa Driteroi u konvertua ne socialist (anetar me teser partie ne partine e Nanos (PS) ku u mblodhen ish komunistet. Te dy ju qasen demokracise sipas stilit te tyre. Driteroi e rishikoi me sy kritik socializmin por nuk i mohoi vlerat e letersise se realizmit socialist dhe u ul me lezet perseri ne karriket e demokracise pa i hequr qeleshen, sharkun dhe opingat e fshatarit te kultivuar ne socializem. Kadareja ne ate kohe kur shqiptaret emigruan neper ambasada tha per qe ata jane jashteqitja e kombit. Kur iku vete ne France e lepiu ate qe peshtyu, u be edhe ai emigrant i kombit por e vazhdoi titullin qe kishte nga socializmi "kandidat" per cmimin Nobel. E ka haj se eshte shkrimtar me talent. Shqiperise dhe Evropes i ben nder nje titull I tille. Kadareja nga pikpamja klasore perfaqson rufjanin intelelektual shqiptar, "gifted" si shkrimtar qe di ta dredhi e te adaptohet si kameleoni ne cdo situate, por qe eshte talent dhe po e patet inat jepini hakun.Jepini Qezarit ate ate qe I takon Qezarit. Driteroi perfaqson fshatarin intelektual qe solli nje torbe me balte ne Komitetin Qendror dhe Lidhjen e shkrimtareve por nuk e mohoi gjizen dhe buken e misrit te fshatareve ne socializem, po ashtu dhe rakine e rrushit e mishin e pjekur ne hell.U kendoi me art e pasion heronjve te luftes dhe te punes, puntoreve e fshatareve dhe memedheutme poema e romane qe perfaqsojne nje mrekulli arti dhe propagande te bukur per nje periudhe 50 vjecare ne socializem. P.S. Te dy u edukuan ne Moske ku edhe lane edhe "leshte", dashnoret ruse, Natashat e Tatjankat me nga nje femije. Keshtu I kish edukuar shqiptaret Enveri: te benin sa me shume femije dhe ta shtonin races e tyre shqipe. Ata I zbatuan me perpikmeri dhe me talent directivat e Enverit. Nuk ka student shqiptar qe nuk zuri nga nje dashnore ruse kur vajten ne Rusi. Tung, i dashur nip! Me fal se I rashe pak gjate per ta kuptuar shkurt qe Dritero Agolli mbeti "fshatar me opinga" shkrimtarI madh por dhe SOCIALIST I THEKUR! Ashtu edhe vdiq. Kadareja eshte akoma gjalle dhe po jeton ditet e fundit te jetes ne kafe "Juvenilja" bashke ne mikun tim te shtepise botuese Onufri. Vraponi ta takoni qe ta degjoni "live" me kujdes per cdo fjale qe thote se nuk do ta keni me te gjalle. OK, do degjoni edhe ndonje pordhe allashqiptarce.Mos e vini re , njerzit e medhej ja tjekin nganjeher. It's OK! Eshte normale, natyrale "Nuk ka kemishe qe ta nxere Kadarene". Me keto fjale e mbrojti Enveri ne ate kohe qe shkruajti romanin "Dimri i Vetmise se madhe" Hijenat, shkrimtaruce e kritizere donin ta shqyenin te gjalle Kadarene pasi e botoi vepren. Enveri i dolli per zot Kadarese me ato fjale. E zbukurova pak por nuk besoj qe genjeva. Kjo eshte pergjigjia e pyetjes tuaj I dashur nip dhe e dashur mbese. Pyetja juaj ishte: Nga na dolli Driteroi socialist?

69 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page