top of page

AGIM LIKA: NË ÇDO PERËNDIM DIELLI, NË VENDLINDJE

AGIM LIKA 

[NË ÇDO PERËNDIM DIELLI, NË VENDLINDJE

Në çdo perëndim dielli në vendlindje

Në shpirtin tim një dritë  gjen strehë 

I qetë ndihem  si valët, pa grindje

Derisa stuhia ngrihet 

e dallgët bëhen rrahje zemre.


Ato, kurrë s'e humbasin drejtimin 

Deri sa përplasen me forcë në breg

Kalitin forcën e tyre, durimin

Pulëbardhat mbi to mblidhen në kuvend

Ky perëndim i vendlindjes

Kujtimet e fëmijërisë m'i zgjon

Më përkëdhel mallin, më bën me krahë

Ndihem krenar si shqipja kur fluturon.


 NË MUZGUN E HESHTUR, PËRQAFUAR ME TY 


Kur shëtis buzë detit, me t'bukurën pranë 

Që, si thesar i rrallë, t'zbut zemërimin

Ku paqen kërkoj e qetësinë e fjalëve, lë mënjanë 

Ajo më sjellë pranë puhizën e ledhatimin 

Eci i sigurtë  në tokën e lashtë, të lirë

Ku ajo, e begatë, është gjithmonë aty 

Kaltërsia shfaqet n'pafundmen hapësirë

Për t'gjetur frymëzim në dallgët e detit, me ty 

Shijoj gjuhën e valëve që  në breg përplasen si meteorë

Perëndimin e diellit, që më pëlqen aq shumë ta ndjek

Njerëzit e shumtë që vrapojnë me telefonat në dorë

Për të kapur kët' çast, sikur Dielli zhytet në detë 

Muzgu që pritet të vijë është kaq magjik

Si frymë e lehtë parajse që mrekullinë  sjellë

Në sipërfaqen e ujit, ku rrezet e dritës shndrijnë

Një burim frymëzimi i pashtershëm na ndjellë 

Në çdo detaj të saj e gjej harmoninë

Si shpirt i lirë që veten e gjen, përsëri 

Në lëndinat plot lule shumëngjyrëshe erëmirë

Dhe në secilin hap fshihet ndjenja e madhështisë

Perla e jetës është drita, që brenda meje ndriçon 

N'udhët e errta e udhëkryqe pa drejtim, se ku

Kjo dritëhije më fal ëndrrën më t'bukur që m'gufon

N'muzgun e heshtur, përqafuar në krahët e tu. 


VETMIA 


Vetmia është si hije, që në shpirt t'bie

Si një perëndim i pafund, ajo është

Si  heshtja që t'mbush me trishtim

Ajo është boshllëk që ndihet shumë 

Në thellësinë e natës, kur bota fle 

Dhe mendimet zgjojnë kujtimet e shkuara

Vetmia është ndjenjë e rëndë, një dhimbje

Si zhurma të largëta, të padëgjuara 

Ka ditë kur ajo është e paduruar

Kur dhe frymëmarrja bëhet e vështirë

Sytë kërkojnë dritën në një qiell të mbuluar 

T'jeshë vetëm se në shoqëri falso, është më mirë 

Fytyra falso, një lojë me maska t'veshura

Teatër, ku aktorët njëri-tjetri s'e njohin

Ata shfaqen në skenë me fytyra të buzëqeshura

Brenda tyre mungesë  sinqeriteti shohim 

Kur je vetëm, të paktën ke shok veten tënde

Ndjen dhimbjen me frikën t'përballesh ti

Dhe t'ndërtosh një forcë të brendshme

Mund t'zbulojmë thellësinë e mendimeve, n'vetmi 

Në vetmi, gjejmë paqen nga njohja e vetvetes

Mund të dëgjojmë zërin tonë të brendshëm

E t'kuptojmë ëndrrat, dëshirat e jetës 

Ajo është një udhëtim  që na çon drejt së vërtetës 

Pra, edhe pse vetmia është e trishtuar

Na mëson të jemi të fuqishëm 

Ajo është si një dhuratë e padhuruar

Vetmia është një mësues i kujdesshëm 

Në këtë mënyrë, në heshtjen e natës 

Vetmia bëhet mik i heshtur, i besuar

Që nuk na tradhton kurrë, si shoqërues

Dhe ne mësojmë t'ecim para, duke vlerësuar.

Le të sjellim një buzëqeshje aty ku mungon

Një përqafim, përkëdhelje për ata që vetëm janë

Si një frymë gëzimi atyre që u mungon

Dhe t'përpiqemi, me butësi, t'ia zbusim vetminë.


Agim Lika: Agim H. Lika u lind në vitin 1968, në Shetaj, Ishëm (Durrës). Jeton në Tiranë. Ka studiuar në  shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej,” Vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake, nga viti 1983 – 1991. Është titulluar oficer aktiv në vitin 1991, si dhe ka punuar si: komandues, pedagog, komandant kursesh, zëvendësshef dhe shef departamenti, komandant batalioni, specialist, dhe shef dege, dhe oficer shtabi në J-5/8, në Shtabin e Përgjithshëm të FA, deri në vitin 2020.

Deri tani ka  botuar:

- Tre artikuj në revistën "Mbrojtja";

- Tre artikuj të ndryshëm në gazetën "Tirana 

           Observer";

- Dhjetëra publikime në revistën “Liberal. al”;

- Disa materiale përmbledhëse për website e 

           OJF “Ishmit”.

-   Dhjetëra publikime në Gazetën Destinacioni.

[5.2, 11:49] Agim Lika: Ka botuar librat:

1. MALIKËT E SHETAJT DHE PASARDHËSIT E TYRE   (monografi);

2. " VENDLINDJA  E  HARRUAR," (poezi);

3. " SI  HËNË  E  KRISTALTË,"(poezi);

4. “ARSIMI NË KRAHINËN  E ISHMIT (1912 – 1944)” (studim);

5. “FJALË ZEMRE PËR VENDLINDJEN” (antologji);

6. “KRENAR PËR ORIGJINËN TIME” (Poezi)

7. Arsimi në krahinën e Ishmit 1944-2025 (studim)

8. RITMI I JETËS” (poezi)

9. AROMA E VENDLINDJES BURIM FRYMËZIMI PËR KRIJUESIT. Udhëtim përmes librave (publicistikë)

10. FOLKLORI I KRAHINËS SONË  (Hulumtime studimore) Në botim.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page