top of page

Agim Bajrami: Për librin monografi Iliaz Brija i Shëmrisë i Zef Çupit

Updated: Dec 28, 2025

Portreti i një njeriu të mirë, përballë sfidave të kohës



Esse për librin monografi Iliaz Brija i Shëmrisë i Zef Çupit



Kam disa ditë qe kam  mbaruar se lexuari librin e autorit Zef Cupi  "Iliaz Brija i Shëmrisë" por ende jam i mbështjellë nga fryma e tij  ,një frymë që lëviz sa mes admirimit dhe mallit ,aq dhe mes vdekjes si akt biologjik dhe pavdekësise si akt  metaforik


Duket se pushteti i personazhit të këtij libri edhe pse i padukshëm, e paska fuqi të mbinatyrshme , për tu ringjallur përmes frymës së mallit dhe magjisë së portretizimit Parë në një kënd më të gjerë një libër i tillë nuk është thjeshtë një. monografi, por edhe shpirtëzimi i një imazhi shpirtëror , që vjen midis nesh, pas një mungese goxha të gjatë Ka shumë monografi që edhe pse të mbushura me fakte dhe ngjarje të vërteta, nuk të lënë  as një mbresë dhe emocion mbas leximit Kjo sepse duke i parë  si primare evidentimin e faktit historik ,faksimilet, datat dhe arkivat , autoret e  tyre harrojnë  ti rijetëzojnë ata me fuqinë magjike, që tëfal shkrimi Edhe pse me një përvojë të pakët në këtë fushë, autori Zef Çupi  ka ditur të respektojë më së miri raportet mes faktit historik me atë letrar , duke i dhënë më shumë rëndësi brendisë  mbi fasadën Duke e lidhur fëmijërinë. dhe rritjen e tij, me ndikimin e madh të heroit të kësaj monografie, autori ka ditur të krijojë një trup të njëjtë rrëfimi, ku të dy palët plotësojnë dhe mbajnë fort  njeri tjetrin, duke shmangur  paralelet, që nuk takohen kurrë. Kjo e bën figurën e heroit të dalë nga kornizat dhe të mos pranojë  ta vizatojë veten nëpërmjet rrëfimeve standarte, por nëpërmjet   refleksionit të ngjarjeve dhe situatave, që kanë lidhje edhe me jetën dhe kohën ku jetoi ai Autorit i mjaftojnë vetëm pak fjalë, për ta përshkruar heroin dhe mentorin  e tij, duke e joshur  lexuesin të bëhet vetë eksplorator i botës së një njeriu që kishte lindur vetëm për mirësira


"E kam parasysh si gjithmonë të gjallë portretin e tij, një qëndrim dinjitoz me një hijeshi të rëndë I qetë në çdo kohë, fjalëpakë me një të folur të ngadaltë, që i jepte madhështi"


"Fliste mirë dhe bukur  për njerëzit e punës, por kur fliste rrallë për ndonjë njeri me të meta, i shfaqej një nënqeshje e lehtë, e priste shkurt dhe thoshte


-Pastë fenë e vet Shyqyr që ti nuk je si ai


Nëse do të shpreheshin në mënyrë metaforike, Iliaz Brija i Shëmrisë, por edhe i Kuksit  është si një copëz diell, që i del befas në rrugë autorit, për ti pastruar mjegullën  e dyshimit dhe pasigurisë, që shoqërojnë çdo  të ri si ai në  fillimet e tij  të para të daljes në jetë , duke ja veshur rrugën me këshillat e vyera të një njeriu të mënçur që ka lexuar shumë, por edhe i ka provuar mbi sup barrët e rënda të jetës nën diktaturë Në kushtet e një mbyllje të plotë hermetike,të vëndi dhe kohës ku u rrit dhe zhvillua autori dhe heroi  këshilla  për t'iu drejtuar librit, si è vetmja dritare, për të komunikuar me botën e madhe, mund të merret edhe si një sfidë, për tu takuar me lirinë dhe sfiduar telat me gjëmba të diktaturës Janë mesazhet e tyre të mënçura, që do ta mbajnë fort për dore duke e mësuar të shihte gjithnjë përpara, duke i ndezur guximin, zgjuarsinë dhe intelektin



"Libri është shpikja më e madhe e njerëzimit,  


Ai s'të lë kurrë të vetëm dhe në vetminë më të thellë, ai hyn në vetminë tonë më të thellë, po të jemi dhe kurrë nuk na braktis Librat janë dhe mbesin për të gjithë një thesar i paçmuar


Në këtë këndvëshzrim figura e Iliaz Brijës, duhet konsideruar edhe si udhërrëfyesi i rrugës drejt të panjohurave, ose më saktë njeriu libër, prej të cilit kishte mundësi të mësonte gjithkush., mjafton ti rrije pranë dhe  të shfletoje  çdo faqe të jetës së tij të pasur


".Isha i ri, kur më ra në duar" Komedija Hyjnore "e Dante Aligerit, shkruan autori, dhe shumë gjëra nuk i kuptoja nga ai libër alegorik fantastik Por unë isha me fat që kisha udhëheqësin tim Iliaz Brija, që më udhoqi në rrugët e ferrit dhe parajsës njerëzore, pa më lënë të humbas Ishte po ai njeri që e ndihmoi atë me këshillat e tij të vlefshme, kur, dikush i vodhi bllokun e vogël mbushur me shprehje dhe citatet rrezikshme, që nuk i pëlqenin regjimit dhe i'a dorëzoi sekretarit të partisë dhe organeve të sigurimit.


-Përqëndrohu që të dalësh nga kjo e keqe më pëshpërit ngadalë Iliazi,


Nuk është e lehtë Njerëzit e këqinj, do të shtyjnë që të biesh në grackë


Nëqoftëse të nxehin, të kanë mundur"


Duke ndjekur aplitudën e jetës plot ulje ngritje të  heroit Iliaz Brija, autori gjen rast të vendos para nesh edhe kalendarët kohorë   në të cilën jetoi dhe veproi ai Ishte një kohë kur njerëzit e mirë shikonin në ëndrrat e tyre vetëm pranga, burg, zymtësi, zjarrllëk, dhe zëmërim Njerëzit ishin të rraskapitur dhe të lodhur nga varfëria dhe mjerimi dhe të pakët ishin ata që  mjerimi që ishin ulur këmbëkryq në çdo skaj Iliaz Brija ishte nga ata njerëz që edhe në këto kushte  nuk e humbi fisnikërinë, burrërinë dhe dinjitetin e malësori Restoranti ku shërbente ai ishte bujtina më e dashur për shoferët dhe udhetarët e shumtë të veriut, vendi ku mund të shlodheshe por edhe të injektoheshe me shpresë dhe kurajo


Ai ishte njeriu, që ju shërbente të gjithëve në sofër, duke ju buzëqeshur dhe ky ishte qëllimi më i çmuar i këtij njeriu dhe qytetari të madh. Në shtëpinë e tij në Shëmri të Kuksit, sofra nuk është ngritur asnjëherë për miqtë, fshatarët hallexhinj dhe udhetaret që i zinte rruga


, Iliaz Brija me autorin e këtij libri , përfaqësojnë  individin në lojën e tyre egzistencialiste, në një kohë të vështirë, ku liria dhe demokracia ishin thjeshtë një iluzion Ata janë të  vetëm me vetveten në detin e së keqes.por jo të thyeshëm linjat e tyre portretizuesd dallojnë nga  të tjerët, por nuk janë të pakuptueshme


. Ndërsa merret me fokusimin e këtij portreti, kamera e autorit merret here pas here edhe me dukuritë tragjike  qe ndodhnin në këtë vënd  si mjerimin e tejskajshëm, brutaliteti e regjimit, luftën e egër të klasave, atë kundër  besimeve fetare, represionin dhe gjyqet e sajuar kundër atyre që mendonin ndryshe dhe njerëzve idealistë


"Perdja u ngrit dhe filloi akti i tretë i këtij teatri absurd, në një mori shpifjesh, intrigash dhe fabrikimit të gjërave të paqena"


  Dinjiteti dhe krenaria e këtij njeriu edhe pse e mbuluar prej modestisë, është një lloj qendrese dhe sfide ndaj regjimit dhe gjithë atyre qe kontribuonin me vetëdije  në shërbim të tij


Libri arrin të ruajë kontaktin emocional me lexuesin, jo vetëm nga  bolliku i humanizmit qe reflekton heroi me vlerat e larta që rrezaton, por edhe nga natyrshmëria dhe stili narrativa i autorit Frazat e rrjedhshme, ngjyrat metaforike dhe stili i shkathët e bëjnë atë të lexohet me një frymë Duke zbuluar skenë mbas skene momentet më të ndjera te jetës së Iliaz Brijës dimensioni i tij bëhet më i prekshëm dhe më i gjallë


Ne cdo hap dhe xhest të tij, ka diçka që të kujton një njeri përballë të cilit, ne te gjithë kemi ndjerë nevojën për tu afruar dhe për tu mbajtur, për të marrë këshilla dhe për të mësuar Iliaz Brija lindi  ,  për të qenë  modeli i njeriut të mirë dhe të ditur, duke u munduar që çdo vlerë të tij njerëzore ta vinte në.shërbim të njerëzve që e rrethonin Mëndja e tij si një bibliotekë lëvizëse ishte gjithmonë në shërbim të atyre që ishin të etur Edhe  pse i konsideronte dijet që merrte nga librat si shumë të domosdoshme si një. mjet iluminist, ai ju shtonte atyre edhe shumëçka nga dijet dhe përvoja e tij e gjatë kjo e bën atë një personazh të veçantë dhe të plotësuar Iliaz Brija nuk ka bërë heroizma, nuk u vra duke mbrojtur pasurinë e përbashkët nga zjarri, apo uji, ai nuk i doli lumit ose plumbit përballë me gjoks,Jo Ai nuk është nga ata lloj heronjsh të prodhuar me shumicë nga propoganda e neveritshme e asaj kohe, Përkundrazi ai e urrente atë lloj heroi dhe atë lloj propogande


Iliaz Brijashtë një lloj tjetër heroi, i pa zhurmë, i pa fjalë dhe i pa bujë, si shumica e njerëzve të mirë të këtij vendi, që bënë. aq sa mundën për shoqërinë dhe vendin e tyre duke dhënë gjithçka nga vetja , pa kërkuar lavde dhe dekorata Mua do të më pëlqente ta krahasoja me heroin qëndror të "Fati i një njeriu,  por edhe ky krahasim nuk më duket i plotë. Iliaz Brija ishte Iliaz Brija, dhe kjo i thotë të tëra Krahasimi më i mirë në këtë rast do të ishte citimi i vargut të Uollt Uitman, që e citon me aq dëshirë edhe autori


" Qytetet e mëdhenj, janë të tillë


Nga qytetarët e mëdhenj "


Fakti që një njeri si Zef Çupi kujtohet të shkruaj një monografi të ndjerë për të , mbas kaq vitesh  dhe për ta promovuar atë mblidhen kaq shumë miq e shokë është sinjifikativ Heroi me vlerat dhe bëmat e tij vazhdon të jetë i shkrirë brenda kujtesës dhe dashurisë së tyre

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page