top of page

Agim Bajrami: Një monografi që rikujton një vepër të madhe.

12 hours ago
6 min read

 

Refleksion mbi monografinë "Uzina e radio televizorëve , dritare ,për të parë lirinë e munguar" të Luan Jaupi.

 

Sa herë që më bie rasti ,të lexoj libra historikë ,kushtuar ndërtimit të  veprave të  ndryshme bujqësore ose industriale në vëndin tonë ,mbushem vetvetiu   me krenari dhe  emocione ,sepse mëndja më shkon menjëherë tek  njerëzit që i ndërtuan dhe i vunë në shfrytëzim ato ,mes njëmijë  vështirësish  ,dhe sakrificash. Një emocion të tillë provova edhe këto ditë, kur lexova faqet e para të monografisë "Uzina e radio televizorëve ,një dritare për të parë lirinë e munguar " të autorit të njohur Luan Jaupi .

E lexova gjer në fund  dhe u. riktheva  papritur në kohë

.Ka qenë viti 1963 ,kur në ish ndërmarrjen NISH EMD, në një magazinë të vogël ,u hap reparti i parë ,për prodhime elektrike

Fillimisht aty nisën  të prodhoheshin transformatorë ,voltmetra ,ampermetra etj  ,që deri atëherë vinin nga eksporti

Kolektivi ishte i vogël,bëheshin a s'bëheshin 20 punonjës ,por të gjithë  me një dëshirë dhe pasion të madh, për këtë fushë të re dhe të panjohur të industrisë sonë elektrike.

Ishin vitet , kur radiot dhe  televizorët në qytetin e Durrësit   numëroheshin me gishtat e dorës  edhe pse dëshirat për të pasur një pajisje  të tillë  në shtëpi, ishin  të mëdha .Drejtori i parë i kësaj mikrouzine u caktua  Hysen Ballhysa ,një njeri i palodhur dhe me iniciative të madhe krijuese Ata që kanë pasur rastin të punonin krah tij ,thonë se Ceni gdhihej dhe ngrysej në repart dhe shumë pak kohë i mbetej për t'u marrë me veten dhe familjen .

Pese vite më vonë., reparti që drejtonte ai, do të zmadhohej me  punonjës , ambiente dhe reparte të rinj dhe do të quhej si Uzina elektro mekanike UEM Durrës)

Natyrisht  zmadhimi i kapaciteteve prodhuese të kësaj uzine, kërkonte një personel të kualifikuar ,inxhinierë ,teknikë  marangozi ,elektricistë  dhe kuadro më energjikë.

 Mbas Cenit, drejtor i ri i kësaj uzine u. caktua i madhi Petro Papa. I dashur dhe i thjeshtë në komunikim me punonjësit dhe kuadrot ,por shumë  kërkues dhe rigoroz në detyrë ,ky njeri do të bëhej   modeli i drejtuesit dhe simboli i kësaj uzine

.Ishte ai, falë të cilit do të hidheshin bazat e fuqishme të kësaj uzine ,me emër  në vend e cila me prodhimet e saj cilësore ,do të mundohej të plotësonte  sado pak etjen e madhe  te njerëzve,anembanë Shqipërisë.

UEM -ja ishte  një ngjarje e madhe për kohën dhe industrinë e  vobektë  shqiptare ,si  dhe një shtysë e mirë ,për arritje më të mëdha në të ardhmen në këtë fushë

.Në muzeun e kujtesës së UEM, fotot e prodhimeve të para , vazhdojnë të jenë ende të gjalla dhe  nga më të bukurat

Njerëz me fantazi dhe pasion ,që a dolën të triumfonin mbi pengesat dhe vështirësitë e mëdha të kohës ,punëtorë dhe inxhinierë që të mundurën e bënë të mundur falë këmbënguljes dhe dashurisë së tyre për punën.Në kronikat dhe lajmet e asaj kohë ,ky kolektiv ishte nga më të lakuarit dhe më të respektuarit midis kolektive punonjëse të qytetit.

.Por oreksi vjen duke ngrenë ,thotë një fjalë e urtë .Arritjet e para edhe pse modeste në dukje ,ishin një bazë e fuqishme për të vazhduar më tej ,duke nxitur një valë optimizmi  dhe energjie mes kolektivit punonjës të kësaj uzine .Inxhinierët nisën t'i çonin në tej projektet dhe skicat e tyre ,ndërsa punonjësit e tjerë nuk largoheshin në shtëpi pa realizuar gjer në fund ,normat ditore Dalngadalë filluan të shtoheshin ambientet e punës dhe linjat e prodhimit

.U shtua gama e asortimentimenteve dhe sëbashku me to edhe cilësia e tyre Thuhet se në kohra entuziaste, fantazia e njerëzve vihet në punë me kapacitet të plotë Autori i këtij libri Luan Jaupi ,i cili ka punuar për shumë vite sëbashku me të tjerë në këtë uzinë ,duket se e ka prekur me duart e tij këtë atmosferë dhe ka  ditur t'a japë atë sa më të formësuar.

.Mbas linjës së aparateve elektrike i'u erdhi radha   prodhimit të  radiove  " Fatosi , kaq funksionale dhe praktike për ambientet familjare ,për barinjtë dhe shoferat

Pak kohë më pas  ato, do t'ia linin  vendin prodhimit të televizorëve ' Iliria '

Të gjithë moshataret tanë e mbajnë mënd gëzimin dhe entuziazmin e atyre, që fusnin në atë kohë ,në shtëpitë e tyre një aparat të tillë televiziv ,kaq funksional dhe cilësor Sa e sa herë moshatarët tanë kanë trokitur në dyert e atyre që kishin nga një televizor ,për të ndjekur nga fillimi gjer në fund cdo program të televizionit të vetëm shtetëror.

Mund të them pa mëdyshje se aparate të tillë ,në kushtet e mbylljes totale të vëndit tonë ,ishin të vetmet dritare ,ku njerëzit e etur për liri dhe demokraci ,mund të shihnin ,përtej mureve të izolimit .

UEM e Durrësit u ndërtua në një periudhë kapërcimesh të mëdha ,jo vetëm në industri dhe bujqësi por edhe në psikologjinë e njerëzve ,të etur për më shumë dituri dhe dritë

Nga erresira e rëndë  shumë shekullore  ,nga analfabetizmi dhe  injoranca  e tejskajshme ,drejt veprave të mëdha .Në një vështrim më të gjërë televizorët dhe radiot që prodhonte Durrësi ,ishin edhe një tregues real  i mundësive dhe aftësive të njeriut të ri shqipëtar ,për t'u matur me arritjet e industrive dhe shoqërive më të përparuar të asaj kohe .

Ka qytete që mund të krenohen para të tjerëve me  arritjet e tyre në histori ,sport ose  në sektorë të tjerë .Durrësi  i cili identifikohej gjer atëherë me hekurudhën dhe flotën tregëtare ,këtej e tutje mund të ndihej  krenar edhe me radiot dhe televizorët që prodhonte vetë Marka e televizorëve Iliria ,do të shtohej pak nga pak edhe me vëllezër dhe motra me emra të bukur "Adriatiku " Dajti "Lura etj ,

Ashtu si një fëmijë që ndjen ti rritet trupi dhe gjymtyrët pak nga pak ,URT nisi të zmadhohej dhe të bëhej një nga uzinat më të mëdha në vënd .Luan Jaupi nuk kursehet së pasqyruari  rritjen hap pas hapi të kësaj vepre dhe së bashku me të edhe të njerëzve të saj të përkushtuar.

Njëra pas tjetrës  u hapën repartet e bakelitit , reparti i mekanikëve dhe marangozëve ,me  pajisje dhe makineri moderne ,ardhur nga vendet e zhvilluara të lindjes ,siç ishin Jugosllavia ,Rumania dhe Gjermania lindore ,Shumë inxhinierë shkuan për të marrë dije dhe përvojë në këto vende ,për t'ua dhënë më pas kolegëve dhe punonjësve të tyre .Edhe pse kanë kaluar vite nga ajo kohë ,intervistat dhe portretet e njerëzve të kësaj uzine ngjajnë ende të  freskëta dhe shumë emocionuese . Nga fundi i vitit 1974 ,u vendos që ndërmarja të ndahej në dy pjesë UEM dhe URT ,e specializuar vetëm për radio dhe televizore Televizorët e parë të kësaj ishin me llampa ,por me kalimin e kohës filloi prodhimi i televizorëve me gjysmë përçues .deri tek ata me ngjyra

Krahas fjalëve të shumta të mirënjohjes ndaj kolektivit punonjës të kësaj uzine ,autori i kësaj monografie nuk mund të rrinte pa futur në listën e gjatë të kontribut orëve të kësaj vepre me dhjetra inxhinierë ,teknikë dhe kuadro ,disa prej të cilëve nuk jetojnë më.  I paharruar do të mbetet në memorien tonë  kontributi i vyer i kryeinxhinierit  të parë i saj Dhimiter Vrahoriti ,një kuadër tepër i përgatitur dhe me një vullnet të jashtëzakonshëm .

si  dhe i inginierëve të tjerë të  talentuar  Lulzim Topçiu ,Adrian Qereshniku ,Joan Furxhiu ,Vladimir Shehu ,Anastas Pallogu Brezi  i sotëm ,e konsideron të thjeshtë prodhimin e një aparati televiziv ,ose radio ,por të mendoje të hapjes një uzinë radio televizoresh në ato vite ,ku gjurmët e  luftës ende nuk ishin fshirë sa duhet ,ishte si ti hyrje detit në këmbë . Shqipëria e cila nuk ishte ndarë ende me varfërinë mesjetare ,në sajë të iniciativës dhe karakterit të fortë të këtyre njerëzve ,arriti të triumfonte mbi skepticizmin  dhe të dilte edhe mbi parashikimet më të guximshme të ëndërrimtarëve.

Libri që keni në dorë është një sintezë e gjallë e arritjeve në  vite dhe dekada të këtij kolektivi , por edhe një mesazh i gjatë mirënjohje dhe krenarie të ligjshme..

Zhvillimet e mëvonshme historike ,dhe politikat e mbrapshta që u ndoqën nga gjithë qeveritë post diktatoriale ,e lanë mbas dore këtë vepër ,gjersa e shkatërruan fare.Megjithëatë kujtimet e bashkëkohësve nuk janë shuar akoma ,ndaj  në ajrin e kujtesës sonë vijojnë të

  kumbojne ende zërat e spikerave dhe folësve të emisioneve radio -televizive  ,të cilët djemtë dhe vajzat e atehershme të kësaj vepre ditën ti sillnin në çdo shtëpi ,si zëra të vërtetë lirie dhe qytetërimi..

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page