top of page

Afërdita Bashota-Podvorica: NË ÇDO FRYMË


NË ÇDO FRYMË

 

Kur larg jam unë, zemra ju kërkon

ajo te ju, përherë qëndron.

 

Ju mendoj natë, ju ndjej çdo ditë

malli më digjet thellë në shpirt.

 

Kur hëna në dritare me heshtje zbret

më vjen kujtimi që s’mbaron dhe flet.

 

Një nënë me lotë që fsheh në sy

veç fëmijët ka në mendje çdo ditë e çdo stinë.

 

Kur jeni mirë, unë gjej qetësi

ndriçon shpirti në dritën që merrni risi.

 

Ju dua shumë me shpirt e me zemër

në çdo frymëmarrje, çdo ndjenjë ka një emër.

 

Kur më rëndon loti në sy

është se s’mund t’ju kem pranë aty.

 

Mijëra mendime më vijnë pa fjalë

dhe zemra më thërret të kthehem sa më parë.

 

Veç ju m'a shuani mallin e zjarrtë

kur më flet zëri juaj i artë.

 

Ju dua me zemër si sytë e mi dritë

derisa të jem gjallë e e me shpirt.

 

Dhe zgjohem nga ëndrra pa zë

 jeni me mua gjithkund dhe gjithnjë!

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page