top of page

ADRESA E FURTUNËS


Atdhe Geci

Popull, a ke frikë nga oligarkët e tu, apo je në letargji dhe s ́flet dot. Liria sytë i ka me lot, e zemrën të thyer popull, pse hesht, ç ́bela të ka zënë ku iku zoti Diell, apo nuk ishte këtu Popull, pse nuk ngritesh si ngahera mos të ka zënë trishtimi, apo dehja popull, thuaje të vërtetën, mos hesht bijtë tuaj po të poshtërojnë e fyjnë Kosovë, ç ́të bëjmë me këtë liri të vockël, tragjike,pa punë, pa shpresë Ç ́të bëjmë me oligarkët e panginjur ritmi i epokës sonë po ngadalëson pyes, a ka kuptim atdheu të jet kaq i varfër, me aq shumë vrasje e drama pse Kosova sot është kaq e palumtur Kosovë, a kemi popull dhe ku është demosi duhet të japë një përgjiigjje ngritu populli, ngritu, mos rri n´gjumë se mjaft ia kemi pirë lotët njëri tjetrit Nën qiell të Kosovës dardane, vrasin rrufetë, zihen vetimat me bubullimat popull, duhet të japësh një përgjigje Zoti Diell mos ik, ku humbe tani, ku? liri, një diell është dielli i atdheut tonë, gjeografi e Atdheut fillon tek njeriu se liria s´ka emër tjetër përveç se liri!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2020

12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page