Adi Fandi: Kur të shpëtova Jetën
- Nov 11, 2025
- 1 min read

Kur të shpëtova Jetën
Kur të shpëtova jetën,
nuk të pyeta për besimin,
as për pozitën tënde,
as për vendin nga vjen.
Të mora vetëm dorën që dridhej,
dhe në forcën e saj vura shpresën,
ndërsa lotët e gruas tënde
thonin gjithçka që shpirti mund të thotë.
Ti më pyete vetëm një gjë —
i huaj me të huaj —
“Nga je?”
Unë u përgjigja me krenari e qetësi:
“Jam shqiptar.”
Dhe buzëqeshja të erdhi në fytyrë,
si drita pas stuhisë.
Tani ecën sërish,
i shëruar, duke marrë frymë në dhuratën e agimit,
pasi preke portat e parajsës.
Mos harro premtimin që i bëmë njëri-tjetrit —
se një ditë, krah për krah,
do të shkojmë në tokën e Zonjës së Shenjtë, Mirjam,
në tokën prej nga vjen,
dhe do të lutemi bashkë.
11 Nëntor 2025Kur









Një poezi e bukur.Një mesazh njerëzor dhe mos qofsha i gabuar:mos ky,Poeti ANDI FANDi,mos është djali i LAME FANDIT? Nëse është,ka rënë "pema nën pemë".Sidoqoftë,urime nga unë.