top of page

Adhurimi

Jun 30, 2020
2 min read

Prof Dr Fatmir Terziu


Pa e kuptuar dhe pse nuk synon të bëhesh i tillë, ndodh. Ndodh krejt në mënyrë spontane. Spontanisht e sheh veten të adhuruar. I adhuruar larg adhurimit?! Adhurimi si koncept është një formë e dëshirës seksuale në të cilën kënaqësia është e lidhur me një shkallë anormale me një objekt të veçantë, materialin e veshjeve, një pjesë të trupit, etj. Në këtë pikë ekziston diçka e zbrazët, sipas Heideger. Hegel do të thoshte abstrakt për nocionin e tij në kohë. Një shembull arketipal mbetet sjellja. Sjellja e atyre që zhvishen të marrin ngjyrën kafe, çokollatë, ose bronx. Sjellja që varfëron mendja?

Në kondita të tilla, të cilat mund të jenë mjaft tërheqëse, karakteri fetish i produktit shtrihet më tej se pretendimi aktual, vetë ata në këtë pikë bëhen fetusë (adhurues). Ideja që një vajzë është më tërheqëse, më erotike, për shkak të lëkurës së saj kafe është ndoshta vetëm një racionalizim. Lëkura e ngjyrosur prej diellit është një qëllim në vetvete, me më shumë rëndësi sesa djali-mik, që ndoshta duhej t’a joshte. Nëse kthehen nga ditët e tyre të pushimit pa e fituar tonin e detyrueshëm të lëkurës, ata mund të jenë plotësisht të sigurtë, se kolegët e tyre do t’u bëjnë pyetjen e theksuar: ‘A nuk keni qenë me pushime?’. Dhe kështu menjëherë ky do të mbetet një subjekt i kontrolleve të mëtejshme sociale. Është e qartë se indeksi i kozmetikës me reklamat e tij dërrmuese dhe të pandryshueshme, është një faktor kontributiv këtu, por gatishmëria e njerëzve për të injoruar qartë është po aq e madhe. Aq sa u duhet për t’u adhuruar…

Edhe pse lidhet me fjalën latine “aduro” që latinisht është me kuptimin “për të ndezur”, nuk mund të mendohet se kjo mbetet sikurse “aduro” një emër tjetër për një penis, si në rastin “ai e nxori jashtë aduron e tij dhe urinoi”. Në rastin konkret ka ndoshta më shumë një afërsi me atë që e lidh këtë të fundit në perceptimin e personit. Ndosha nga kjo ka marë dhe funksionin e vet si adhuro, adhurim.

3 Comments


Robert Martiko

Jo ky lloj admirimi historikisht ndryshoi fatin e Njeriut mbi toke, krijoi Kohen Universale, shpertheu Hapesiren dhe Kohen ne Rreth, me Arsye u zbulua Liria e Qyteterimit Perendimor...

Like

Shpresa Fundo Gjergji

Respekte Prof. Terziu! Ju uroj shendet familiarisht!

Like

Minush Hoxha

Nje zgjerim ne eksplikim te ,,adhurimit“ do e bente edhe me te plote edhe me te aferr per lexuesin. Sido te jete ka mberrijtur qe kuptimisht ti afrohet lexuesit anise ata shtytsit qe ne thellesi te ,,adhurimit“ te zbertheheshin metej do dilte si nje leksion i mire psiko filosofik. Respekt z. Terziut eruditit te pashoq.

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page