top of page

Adelina Pali: KËRKON LËKURË

  • May 13, 2025
  • 1 min read

KËRKON LËKURË

 

Në ëndrrat e natës,

bëhemi një trup, një shpirt

Lëkura kërkon lëkurë

Përdredhur si flaka me tym,

në frymëmarrje të ngadaltë,

gishtat gjejnë rrugë në errësirë,

mbi kodra të fshehta,

gjuha ndez prushin e flaktë

ku nxehtësia s’është më ndjenjë,

por zjarr që kërkon emër.

dhe duart s’kërkojnë më ngrohtësi

por thellësi.

Lëkura kërkon lëkurë.

Shpirti,

Shpirtin për t'u shkrirë.

 

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page